• |
ide | kryesore

Fitorja detyrim kundër d’Escaldes: Martini rikthen titullar Kallakun e Jackson në Conference League

-Instant, Sport



Pas pesë golave të pësuar pa shënuar asnjë në Champions natyrisht që diçka duhet ndryshuar, edhe pse tani bëhet fjalë për një kompeticion me kundërshtarë inferiorë në krahasim me Sheriff Tiraspol. Kundër Inter Club d’Escaldes durrsakët nuk duan të bëjnë asnjë gabim, duke patur parasysh që kjo ndeshje vlen jo vetëm prestigj por edhe një faturë të rëndësishme financiare.

E kështu, tekniku Edi Martini ka ndërmend ti rikthehet formacionit të tij klasik. Rinovimi me dy mbrojtësit e krahut: 35-vjeçarin maqedonas, Bllagoja Todorovski dhe brazilianin Xhekson Ferreira është një detaj i qartë se në linjën katërshe defensive braziliani do të kthehet titullar në vend të Kotobellit. Mesfusha do të pësojë ndryshimet më të rëndësishme, me kthimin e Aleksit si titullar në krah të Asion Dajës, me Karabecin e Beqjan që duhet të kenë minutat e tyre me ndeshjen në vazhdim. Edhe linja e dytë e mesfushës do të ndryshojë në krahasim me dy sfidat e luajtura kundër kampionëve të Moldavisë. Me Kallakun si fantazist, dy Vilat do të mbështesin Seferin që do të udhëheqë edhe njëherë ofensivën bregdetare.

Natyrisht përballë andorranëve në Niko Dovana Martini prêt një ndeshje krejt tjetër, për më tepër që shorti ka qenë i favorshëm dhe kampionët e vendit, me investimet e bëra nuk duan të dalin në mënyrë të sikletshme nga aventura europiane e verës…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *