• |
ide | kryesore

Çpo ndodh mes Erik Lloshit dhe Don Xhonit

-Instant, Paparazzi, Slider



Erik Lloshi është një ndër artistët më në zë të skenës muzikore shqiptare. Së fundmi ai ka publikuar projektin më të ri muzikor, për të cilin ka folur në “Rtv Ora”. Teksa ka folur për këngën e tij më të re “Kshu je ti” ai është shprehur se shumë këngëtarë shqiptarë i blejnë klikimet.

Ai ka deklaruar se disa madje paguajnë 10 milionë lekë (të vjetra) vetëm e vetëm që të marrin klikime në Youtube.

“Thua nuk e kam vënë re këngën, sepse ka dalë Don Xhoni, që hedhin (paguajnë) 10 milionë lekë sponsorizime. Unë përmenda Don Xhonin, por ka dhe shumë tjerë që marrin nga 3 apo 4 milionë klikime në ditë. Është fatkeqësi, kur menxherët që nuk marrin vesh nga muzika, paguajnë lekë për sponsorizimin e këngëve, që nuk duhen dëgjuar nga publiku”, ëshët shprehur ai.

Në këtë intervistë ai ka folur dhe për jetën e tij personale dhe është shprehur se ndihet mjaft i lumtur me bashkëshorten, madje ka zbuluar se dëshiron që së shpejt të bëhet baba.
“Ndihem shumë mirë, jam shumë i lumtur, besoj se ka ardhur koha që të bëhem edhe baba, shumë shpejt, por akoma nuk kemi asgjë konkrete. Shpresoj që me ndihëm e Zotit lart dhe me ndihmën time besoj se do ja arrijmë “- tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *