• |
ide | kryesore

Roma e çmendur pas Azmoun, Zenit bën humor pas golit: “Mourinho, injoroje”

-Instant, Sport



Zenit e ka filluar kampionatin rus me një sukses 3-1 në Khimki dhe në fitoren e parë të sezonit është shenja e Sardar Azmoun, i cili sapo ka hyrë në radarët e merkatos së Romës disa ditë më parë, duke bindur gjithnjë e më tepër verdhekuqtë të investojnë tek ai. Tiago Pinto ka identifikuar profilin e duhur për Romën, në sulmuesin e lindur në 1995, për të kompletuar kështu një paketë sulmuesish që tashmë përfshin Dzeko dhe Borja Mayoral, por operacioni nuk është i lehtë. Në fakt, Zenit vlerëson xhevahirin e saj jo më pak se 20 milion euro dhe mbi lojtarin është edhe Leverskusen.

Ndërkohë, klubi i Shën Petërsburgut në një farë mënyrë i ka dërguar ‘paralajmërimin’ e tij Romës dhe në veçanti trajnerit të verdhekuqve José Mourinho. Pas golit të shënuar nga iraniani ndaj Khimki, në profilin zyrtar në Tëitter të klubit rus u shfaq një post elokuent: “Mourinho, injoroje atë”. Një mënyrë e bukur për t’iu përgjigjur kërkesës së një tifozi roman (“Murinjo merre këtë”).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *