• |
ide | kryesore

Fieri mbulohet nga tymi, prej dy ditësh digjen mbetjet e landifillit të Mbrostarit

-Instant, Lajme, Të fundit



Qyteti i Fierit prej dy ditësh është pushtuar nga retë dhe tymi që vinë nga fusha e mbetjeve urbane të qytetit. Mësohet se landfilli i Mbrostarit është pushtuar nga flakët që prej shumë orësh nuk kanë mundësi të shuhen, duke bërë që i gjithi qyteti të përfshihet nga tym e toksina. Temperaturat e larta e kanë favorizuar zjarrin dhe është dashur ndërhyrja e tetë kamionëve për t’u përpjekur të neutralizohet.

Sasia e lartë e lëndëve plastike të hedhura në landfillin e Mbrostarit e vështirësojnë edhe më tej situatën. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për shkak se dyshohet se e tërë kjo ka nisur si pasojë e vëniës së  zjarrit të bimësisë përreth.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *