• |
ide | kryesore

Çmendet klima/ I nxehti pushton Europën, Brazili nën dëborë

-Instant, Lajme, Planet



Dëbora dhe i ftohti ekstrem ka mbërthyer Brazilin. Mbrëmja e të mërkurës ka rezervuar një surprizë të jashtëzakonshme në Brazil, ku në disa zona si Santa Catarina, temperaturat luhaten nga zero deri në 5 gradë Celsius ndërsa dje në mbrëmje ato kanë arritur deri në -8 gradë, duke sjellë të ftohtë ekstrem e dëborë në zonat malore në fund korriku.

Agjencitë turistike kanë qetësuar turistët, të cilët në Brazil kanë shkuar për plazh, që të akomodohen për disa ditë në resortet malore. Valën e parë të të ftohtit jashtë të zakonshmes, brazilianët e përjetuan në fund të qershorit, me dëborën që rikthehet brenda muajit e me qytetarët në dhjetëra qytete që e kanë shijuar atë.

Ndërkohë krejt e kundërta ndodh në Europë në këto ditë, ku në disa vende temperaturat kanë arritur në mbi 40 gradë Celsius.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *