• |
ide | kryesore

Video/ Skena filmi në Brazil, policia futet në fushë dhe arreston portierin: është narkotrafikant

Sport, Video
Brazil



Gjatë një ndeshje futbolli tani rastis të shihet absolutisht gjithçka. E falë përhapjes tashmë pothuajse totale të internetit, telefonave inteligjentë dhe mediave sociale të të gjitha llojeve, çdo skenë e veçantë përfundon drejtpërdrejt në rrjet. Nga kampionatet elitare, te seritë inferiore, deri tek kategoritë amatore, gjithçka filmohet dhe asgjë nuk fshihet nga syri vigjilent i rrjetit. E ajo që ndodhi në Brazil, gjatë një ndeshje amatore, ishte vërtet e bujshme: policia bastisi fushën për të arrestuar… portierin.

BRAZIL, ARRESTOHET PORTIERI: ËSHTË NARKOTRAFIKANT

Gjatë ndeshjes së luajtur në Mutum (380 km nga Belo Horizonte) mes vendasve dhe Durandè, e vlefshme për Copa do Cafè, Policia Ushtarake braziliane bastisi fushën për të arrestuar portierin. 24-vjeçari, më pas, u vu në pranga jashtë terrenit të lojës. Arsyeja e arrestimit? Ai është një trafikant droge shumë i rrezikshëm, i cili është pjesë e një klani vrasësish nga Vitoria.

Lexo më tej: Një sharje raciste, përfundon i arrestuar: futbollisti i Corinthians ofendoi rivalin e Internacional

Djali ishte i njohur tashmë për policinë në Brazil për krime të ndryshme duke përfshirë kërcënime, sulme dhe trafik droge. Ndaj tij ishte në pritje edhe një urdhër arresti parandalues. Pasi u arrestua, portieri 24-vjeçar u dërgua nga oficerët e policisë në sistemin më të afërt të burgjeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *