• |
ide | kryesore

Një sharje raciste, përfundon i arrestuar: futbollisti i Corinthians ofendoi rivalin e Internacional

-Instant, Sport



Futbollisti i Corinthians, Rafael Ramos, u arrestua të shtunën me akuzën se kishte artikuluar fyerje raciste ndaj një kundërshtari, gjatë ndeshjes së fundit të kampionatit brazilian. Episodi përfshiu Edenilson, mesfushorin e Porto Alegre Internacional i cili dyshohet se pësoi komente raciste nga mbrojtësi portugez. Ramos mohoi çdo akuzë, duke shprehur të gjithë pakënaqësinë e tij përmes një postimi në Instagram. Ndërkohë ndaj tij policia ka hapur një dosje.

Edenilson, 32 vjeç, akuzoi Ramos se ka përdorur një sharje raciste ndaj tij 15 minuta para përfundimit të ndeshjes midis Corinthians dhe Internacional. Anësori, me një prezencë te U20 me Portugalinë, pasi shkoi në dhomat e zhveshjes së kundërshtarit për t’u sqaruar me Edenilson, në fund të ndeshjes deklaroi pafajësinë e tij me një postim në Instagram: “Ka shumë pak gjëra për të cilat jemi absolutisht të sigurtë në jetën tonë. Kjo është një prej tyre. Nuk kam qenë, nuk jam dhe nuk do të jem kurrë racist”, ka shkruar ai.

“Falë Zotit që më edukuan me vetëdijen e plotë se në këtë jetë jemi të gjithë njësoj, me të njëjtat të drejta dhe të njëjtat detyra”, vijon Ramos në postim. “Kështu, me këtë siguri, shkova të shpjegohem me kolegun tim. Gjithmonë jam udhëhequr nga një qëndrim korrekt gjatë gjithë karrierës sime dhe tani nuk është ndryshe. Qoftë ky rast për ta ngritur sërish këtë çështje dhe që të gjithë mund të ripohojmë. Jo racizmit!”.

Ramos, i cili u arrestua nga policia lokale pas lojës, u lirua më pas me kusht të shtunën në mbrëmje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rafael Ramos (@rafaelramos_27)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *