• |
ide | kryesore

Rilindja shpërthen në Facebook (FOTO)

-Instant, Arkiva, Pikante

Një verë si kjo vjen vetëm një herë në katër vite për Partinë Socialiste, jo aq prej temperaturave përvëluese, sa prej etheve të pushtetit. Një lajthitje kolektive me karakter tejet romantik duket se ka pushtuar funksionarët e lartë të partisë në pushtet.


Nëse i hedh një sy profileve në Facebook të eksponentëve të Rilindjes vëren se të gjithë shprehin një dashuri të madhe për natyrën, muzgun e perëndimin.


Erion Braçe, Ilir Beqja e Petro Koçi i këndojnë perëndimit të diellit, fushave me lule dhe melankolisë së muzgut. Blerina Gjylameti dhe Elisa Spiropali ndezin qirinj duke u bërë njësh me popullin në tregun fshatar. Antoneta Dhima dhe Ermonela Felaj vënë kapele marinaresh dhe shpalosin shpirtin e aventurës.

Rilindasit ngjajnë sikur po veprojnë të koordinuar, në sintoni me njëri-tjetrin. Por sikurse e shprehëm më sipër, më shumë se një stunt PR-i, lajthitja kolektive lidhet me vakumin që pritet të krijohet në qeveri. Askush nuk është i sigurt në pozicionet që iu ka caktuar kryerilindasi. Muaji që i paraprin shtatorit, duket se i rezervon Edi Ramës kohën e mjaftueshme për të krijuar një ekip të ri qeveritar. A do ruajnë Braçe me shokë pozicionet? Apo do t’u priten kokat për të vendosur fytyra të reja, një strategji e njohur e Edi Ramës në skuadrat që ka krijuar ndër vite.

Po ti shtosh këtij ekuacioni dhe ngjarjet e fundit brenda PS-së, ku socialistët po mprehin furqet kundrejt njëri-tjetrit, situata merr një nuancë tjetër.

Lexo më tej: Lufta brenda llojit/ Pse po nxehen gjakrat në PS para krijimit të qeverisë së re 

Paqja që ofrojnë perëndimet e diellit duket se kanë për qëllim krijimin e një aureolë pafajësie rreth rilindasve. Kur vetëm pak ditë më parë zv.Kryeministri akuzon pushtetin vendor të drejtuar nga kryesocialisti i Tiranës se ndërton pa kriter, dhe krerët socialiste në Fier përdorin SPAK kundër njëri-tjetrit, në mos burgu, por gjyqi publik për shumëkënd duket i pashmangshëm.

Pse ata të mos drejtojnë sërish? A nuk janë ata njerëz të thjeshtë që dashurojnë natyrën? Po aventurën?

©LAPSI.AL 

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu