• |
ide | kryesore

Lufta brenda llojit/ Pse po nxehen gjakrat në PS para krijimit të qeverisë së re

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Nga Edi Rama pritet që ta shfrytëzojë muajin gusht për të reflektuar dhe për të qartësuar idetë se kë do të ulë në postet ministrore të qeverisë së re në shtator. Për herë të tretë që përzgjedh emra ministrash, dihen tashmë “dobësitë” e Ramës . E para, të ketë sa më shumë femra në kabinet dhe e dyta sa më shumë fytyra të reja: të dy këto elementë deçizivë në fasadën e çdo skuadre që ka krijuar dhe prezantuar ndër vite Rama.


Pak a shumë këtyre dy elementëve i mëshoi edhe Erion Velija gjatë një interviste disa ditë më parë, kur foli në emër të kryeministrit për konturet e qeverisë së re. I bindur se socialistët do të ishin sy e veshë, Veliaj la të kuptohet se vëmëndja e Ramës për javët e mbetura të verës do të jenë nga projekti i koordinuar nga Bora Muzhaqi “Gati për Shqipërinë”, nga ku mund të dilnin edhe drejtues të rinj.


Por gjendja e pritjes nxit nervozizmin. Temperaturat e larta të korrikut morën flakë nga disa përplasje të forta që u konsumuan brenda të ashtuquajturës “familja e madhe socialiste”.

Kultura e betonit që ndan dy Erjonët

Ishte zv.kryeministri Erjon Braçe që megjithëse ka firmosur gjithçka i kanë vënë para në mbledhjet e qeverisë kur Rama mungon, pati një thirrje të fortë kundër asaj që e quajti “kultura e betonit” në Tiranë.

Për dy ditë me radhë në fundjavë, Erjon Braçe denoncoi publikisht punimet e një kompanie ndërtimi pranë shtëpisë së tij. Pa shfrytëzuar njohjet si zv.kryeministër, Braçe “vuajti” si shumica e qytetarëve të Tiranës në pritje të reagimit të autoriteteve që nuk i ndalën punimet e betoniereve nga orët e para të mëngjesit deri pas mesnate.

Zv.kryeministri sqaroi më pas se pse e provokoi furtunën e komenteve në rrjetet sociale, nga ata që i thonin “shteti je ti”. Shpjegimi i Braçes ngjau si një ftesë për protestë kundër “kulturës së betonit” në Tiranë, në majë të së cilës, dihet se qëndron Erion Veliaj.

Lexo edhe: “Kujt i ankohesh, ti je shteti” Komentuesit masakrojnë Erjon Braçen për denoncimin nga dritarja e shtëpisë

“Dhuna e betonit po behet kulture. Ti mund ta marresh nje leje te ligjshme, krejt te tille por edhe atje ku cenon rregullat e perbashketa, por perseri ajo nuk eshte leje per te dhunuar dinjitetin e gjithkujt ne mes te te cileve ke hyre “me leje”! Po e perseris, si karrige, pertej kornizes se saj, e zgjidh hallin tim shpejt. Por KULTURA E FUQISE SE BETONIT, zhbehet me ze te lart e publikisht!” shkruajti zv.kryeministri i Ramës. Përgjigjen nga Veliaj nuk e ka marrë ende.

Petro Koçi çon SPAK në zyrën e Armando Subashit

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi u katapultua në politikë nga zyrat e sitemit të drejtësisë. Si një ish gjykatës, nga ai nuk pritet të ketë bërë gafat trashanike të Fatos Tushes. Por kush do ta donte SPAK-un në zyrë këto kohë?

Prokuroria e Posaçme u vu në lëvizje nga një status bombë i Petro Koçit, deputet i zgjedhur në Fier dhe kryetar i emëruar i PS në këtë qark. Pas problemeve që pati me strukturat dhe pas një rezultati të dobët në 25 Prill, Koçi shpërtheu si në kohët e vjetra. Ai tha se “duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike” në Fier dhe se “protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike”.

Lexo edhe: Petro Koçi “godet” Armando Subashin: SPAK të ndërhyjë, trafikantët e drogës fitojnë tenderat në Fier

Lexo edhe: Petro Koçi në SPAK/ Në PS pllakos heshtja për nënshtrimin e Fierit nga krimi

Lexo edhe: “Fieri i kapur nga mafia”, SPAK vihet në lëvizje nga deklaratat e Petro Koçit

Koçi pranon se krimi ia del të përfitojë paratë e taksave në Fier, ose përmes “lidhjeve të titullarëve të institucioneve me krimin”, ose përmes “kërcënimit të zyrtarëve”.

Vetë kryebashkiaku Armando Subashi nuk është përgjigjur asnjëherë ndaj ktyre akuzave të forta, duke i lënë shigjetimet e Petro Koçit të shkojnë drejt Albpetrol, drejt Kadastrës, apo drejt zyrave të Arsimit. Por SPAK tha se do të verifikonte çdo akuzë deputetit, që nuk dihet se çfarë mund të ketë folur në zyrat e prokurorëve.

Në anën tjetër, në radhët e pushtetit vendor nuk po fryjnë erëra të mira. Rama nuk e ndali nismën e Petro Koçit për të akuzuar krerët e institucioneve të Fierit edhe në disa televizione, pasi kishte bërë statusin në Facebook.

Gjiknuri-Balluku, luftë pa kompromis

Për të bërë të qartë se çfarë marrëdhënieje ekziston mes Belinda Ballukut dhe paraardhësit të saj në detyrë, mjafton të përmendet rasti kur ata të dy ishin bashkë me kryeministrin Edi Rama në inaugurimin e Bypass të Vlorës, siç tregon foto më poshtë, e shkëputur nga video e aktivitetit.

Tani shikoni fotot më poshtë, që anë marrë të treja nga profili në Facebook i Belinda Ballukut. Pasqyrojnë aktivitetin e inaugurimit të ByPass të Vlorës.

Por Damian Gjiknuri nuk shfaqet askund. Balluku ose e ka prerë imazhine e tij, ose i ka përzgjedhur fotot në mënyrë të tillë që të eleminojë paraardhësin e saj në detyrë.

Si të gjithë ministrat e rinj, pasi u ul në postin e Ministrit të Infrastrukturës, Belinda Balluku “fshiu” nga ministria  stafin e afërt të Gjiknurit. Por megjithëse kanë kaluar disa vite që nga zëvëndësimi i njërit me tjetrin, inatet nuk janë shuar.

Përgjigjia për Ballukun ka ardhur nga stacioni “6 plus 1” në Vlorë. Televizioni ka denoncuar anullimin e Parkut Voltaik të Akërnisë nga Balluku dhe kalimin e tij në Karavasta të Lushnjës. Sipas gazetarit, kompania që e pësoi nga vendimet e Ballukut e ka ankimuar në arbitrazh vendimin e saj dhe afera që ata e quajnë “korruptive” mund t’i kushtojë buxhetit 100 milion euro.

Në kronikën e televizionit lokal të Vlorës, Gjiknuri cilësohet si një njeri me cilësi të rralla, “një politikan i suksesshëm dhe i vlerësuar nga opnioni shqiptar dhe ndërkombëtarët për punën në ministri, me kontribute në qeveri, që njihet si politikan i klasit të parë dhe liberal”.

Kurse për vendimet e Belinda Ballukut janë rezervuar epitete si “intrigante”, “djallëzore” dhe që lënë “dyshime për korrupsion”. Duket se Damian Gjiknuri nuk e ka përtypur lehtë retushimin që iu bë në profilin e Facebook të Belinda Ballukut, gjatë inspektimit të Bypass të Vlorës. Fotot përmenden edhe në kronikën e televizionit të Vlorës.

Sherret mes socialistëve vijnë në një moment, kur liderit të gjithëpushtetshëm në PS, Edi Ramës i duhet qetësi, për të pasur frymëzimin e nevojshëm për një prezantim sa më spektakolar të skuadrës së Rilindjes për mandatin e tretë. Këtë ata nuk duket se e kuptojnë. Në raste si këto, Rama e ka thënë të tijën “kokat hëngshin”.©Lapsi.al

 

9 Comments

  1. YMER GELBAZA KELLIREN DHE BATON HAXHIUN LE TI EMEROJ DREJTORE TE BYTHQIRJES SE BURRAVE SOCIALISTE

  2. Por siç e kemi parë, opozita gjithë ditën sulmon Reformën në Drejtësi dhe diplomatët perëndimorë që e mbështesin dhe në darkë qan për viktimat e drejtësisë së korruptuar. Kjo tregon se sa larg shqetësimit real për klimën e biznesit ndaj investitorëve të huaj është opozita dhe sa afër dhunuesve të saj. Personazhin kryesor të kësaj historie e kishte kandidate në listat për deputete me 25 Prill dhe e hoqi pas reagimit te ambasadës se SHBA.Cfare shkrimi ja kalon dhe salihut ne lidhje t qe ben shkullaku mer nje pjese ketu e atje i bashkojuni dhe do te na mbushur mendjen qe rama do beje ate qe shkullakerit kane ne mendje,por si gjithmone dalin bllof ne ate qe rama ben ne realitet

  3. YMER GELBAZA JA FUT KARIN NE BYTH LAL DHJERIT KOL SALLAKU SKYPE SPARTAK BRAHOS DHE CARLO BOLES BOLINO thotë:

    YMER MOS SHKRUEJ KETU PO IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT DHE EDI RAMES

    1. “Cecenet” kane rene ne hall se sa shume dele ka “kaloresi” saqe jo qe nuk ja lene kembet te varen, por ja “mbajne” ato ne “supet e tyre”.
      E c’na myten komunistet e rilindur mer aman qe martë Paulini nga ditet tuaja martë.

  4. Zakonisht perandorive(edhe atyre te krimit si kjo) qelbja dhe kalbja u vjen nga brenda, se ata nga jashte kane shteruar

  5. . Pas 17 majit 2017, njerzit e afert te Bashes moren demshperblim 15 milione euro per nje kulle te shembur nga qeveria Rama ne Ujin e Ftohte ne Vlore. Pas 25 prillit 2021, ne media qarkullojne lajme per pjesemarrjen e nje firme te kunatit te Bashes ne skemen 2 miliard euro te ndertimit te portit turistik te Durresit. Nderkohe, qarkullojne edhe zera ne hollet e hoteleve per interesa te kryqezuara me “oligarke” te te dyja kraheve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu