• |
ide | kryesore

Arrestohen 2 persona për kultivim kanabisi, procedohet kryetari i fshatit Çorrotat në Berat

-Instant, Lajme, Të fundit

Dy persona kanë rënë në pranga për kultivim të bimëve narkotike.


Në pranga kanë rënë A.P., 41 vjeç dhe D.H., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Çorrotat dhe janë sekuestruar sekuestruar fara cannabis, 1 armë gjahu dhe disa fishekë.


Gjithashtu është proceduar penalisht kryetari i fshatit A.P., 58-vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

“Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni policor “Dobrenja”.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si dhe procedohet penalisht Kryetari i fshatit.

Sekuestrohen fara cannabis, 1 armë gjahu dhe disa fishekë

Shërbimet e Policisë Skrapar në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara si dhe në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, finalizuan operacionin policor “Dobrenja”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit A.P., 41 vjeç dhe D.H., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Çorrotat, Skrapar, pasi nga kontrolli i ushtruar shërbimet e policisë kanë evidentuar në fshatin Çorrotat dhe Romas, Skrapar, bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Gjithashtu në banesën e shtetasit D.H., u gjetën dhe sekuestruan fara të dyshuara cannabis sativa, 1 armë gjahu dhe fishekë.

Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.P., 58 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Çorrotat, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu