• |
ide | kryesore

Hajdutët vjedhin shtëpinë e shefit të SPAK, Arben Krajës në Lalëz

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shtatë shtëpi, mes të cilave ajo e kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), Arben Kraja, janë vjedhur mbrëmjen e djeshme në Gjirin e Lalëzit, teksa rrethanat ende nuk janë bërë të ditura.

Burime të sigurta pranë Albanian Post, bëjnë me dije se në shtatë shtëpitë ka pasur prani policore për të zbardhur vjedhjen, me shtim të vazhdueshëm të pranisë që prej njoftimit të parë. Nuk dihet ndërkaq nëse shtëpia e Krajës është bastisur qëllimisht apo ka qenë thjesht rastësi.

Policia e Durrësit gjithsesi, ende nuk e ka konfirmuar ngjarjen.

Një prej pronarëve të shtëpive, grabitësit i kanë vjedhur kuletën teksa ka qenë në gjumë. Ndërsa kartat e identitetit janë hedhur në oborrin e shtëpisë dhe vetëm paratë janë marrë me vete.

Raportimet ndërkaq siç mësohet nga banorët e zonës, janë se kjo nuk është nata e parë kur kryhen vjedhje. Ngjarje të tilla ka pasur edhe në ditët paraardhëse.

Mësohet se pre e grabitjeve kanë qenë rreth tre ose katër shtëpi, dy mbrëmje më parë. Një prej dëshmitarëve, ka bërë me dije për Albanian Post se grabitësit janë futur nga dritarja.

Së bashku me familjarët, personi i është drejtuar banesës rreth orës 02.30 të natës. Në çastin e hyrjes për në banesë, ai ka parë se një prej dritareve ka qenë e hapur. Ndërkohë skema është e njëjtë: Personit i janë vjedhur paratë nga portofoli dhe disa sende me vlerë, ndërsa kartat e ndryshme janë hedhur në oborrin e shtëpisë.

Kjo situatë ka krijuar shqetësim të madh në komunitet, duke çuar banorët në gjendje paniku dhe pasigurie. /Albanianpost.com



13 Comments

  1. Kreu i SPAK me shtepi ne Gjirin e hajduteve ? Hetuesi i komunizmit po ben drejtesi ?

    Sa mire se paska kap vetingu me shtepi te dyte e ndoshta te dymbedhjete. Hajde drejtesi

    e reformuar me hetuesa e sigurimsa hajde .

    1. te gjihte kane te drejte te kene shtepi ne lalez

      duhet te jene te korruputuar perndryshe nuk te binden, nuk i urdheron dot.

      ti psh mbase ke punuar tere jeten ama ske shpi ne duures lene mo ne lalz

      por harrojme nje fakt domethenes,

      ti nuk je prokuror

      vetem prokuroret e spak dine te kursejne, te bejne jete modeste edhe pse ne vila luksoze, te kene ide biznesi fitimprures, te fitojne grnte nga shoqata per trajnime dhe kurse universitare, dhe te kursejne dietat etj…

      ti dhe 99.9999% e shqiptareve je debil edhe pse ke mbaruar shkolle te larte apo di nga 2-3 gjuhe te huaja, ke master ke trajnime pa fund, edhe pse paga jote eshte me e larte se paga e nje prokurori edhe pse shtepine e ke dhurate nga prinderit ti prape je imbecil ose ne rastin me te mire je nje i paditur, i paafte sepse edhe pse ke gjithe keto te mira si vete si nga familja, prape nuk arrin dot te blesh nje vile ne lalz

      ke prinder te shkolluar dhe qe kane biznese ama prape nuk ke vile ne lalz, nusja jote paguhet po aq mire, ama nuk kursen dhe nuk ben jete spartane si nusja e prokuroreve te spakut qe punojne neper institucione vetegjetuese te shtetit ose kane licence noterie dhe bejne 3 noterime ne muaj… nisja jote ska gjera lluksi edhe pse punon, por nuset e prokuroreve bredhin neper bote, kane celular te shtrenjte kane plot gjera lluksi , sepse ato dine si menaxhoet leku dhe kane fat ne ulje nepe dyqane , ama fat te rregullt cdo gje me zbritje, nuk harxhojen asnje lek neper restorante e pushime sepse i kane te paguara nga miq shok e te afert, por ti duhet te paguash cdo gje, sepse je deficent

      eficent jane vetem prokuroret dhe gjyqtaret e ripjlljes qe kane kaluar vetingun ( te tjeret jane te korruptuar)

      populli eshte koqe

      po pse o lapsi ne nje bordello si prokurorite dhe gjykatat shqiptare do gjesh te virgjer ???

      po ka njeri normal te bleje shpi ne lalz ? dhe normal quhet ajo familje qe ka te ardhur nga 800 deri 1.5 milion leke

      po pse blehet shpi ne lalz po spate bo noi lek me korrupsion ose me droge ??? ne 99% te rasteve jo!

  2. Mjere ne. Paska shtepi ne Lalez kreu i luftes kundra korrupsionit!
    Hajdutet e vegjel paskan vjedhur hajdutin e madh

  3. Ciflig me bandite paska qene ky vend! Si nuk pashe nje zyrtar te larte, pa dashje, te jetoj ne pallat parafabrikat! 🙂

  4. Mos, e ka bere me djersen e b…s shtepi,.
    Hajdut e mashtrues, kriminel e I korruptuar. E pagofshi me jeten e femijve tuaj padrejtesite qe na keni bere. VARRE per femijet tuaj u befshin vilat ne det e ne mal. KERMA TE QELBURA.

  5. Si ja ben ky hajduti me shkuar nga “shtepia” ne pune, e nga puna ne shtepi çdo dite? I bie te beje nja 60 km ne dite nga tirana ne lalez! Duhet te lodhet shume i ziu? punion me vetemohim per te miren e qenqevrise se hajnave dhe ky hajn vete! Nuk eshte aspak e çuditeshme qe mediat e shitura nuk e quajne vile por shtepi, sepse e ka blere me djersen e ullukut i shkreti!

  6. Hajdut ? Jo nuk jan hajdut. mundohen te marrin sado pak ato qe na Kane vjedhur ne si popull. Por ca tu bejsh ca funderrinive prekut qe shkoin ne shpite e fukarenjeve ti vjedhin me teper i trembin se nuk kane ca te marrin se i ka vjedh disa here shteti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *