• |
ide | kryesore

Arrest shtëpie apo burg për Berishën? Shikoni si përgjigjet prokurori i SPAK

Arkiva, Lajme, Të fundit
arben kraja



Në kërkesën që ka paraqitur në Këshillin e Mandateve për arrestimin e Berishës, SPAK i ka lënë të hapura të dyja opsionet e izolimit të Berishës, si arrest në burg ashtu edhe arrest shtëpie. Por pa e caktuar këtë. Kur është pyetur nga deputeti i Vulës, Enkelejd Alibeaj se cilën nga masat do të zbatojë për Sali Berishë, prokurori i çështjes, Arben Kraja e la të hapur mundësinë që të zbatohet secila prej tyre.

“Arresti në burg dhe arresti në shtëpi janë të ndryshme nga pikëpamja e rëndesës. Këto janë dy masat që mund të përdoren. Kërkuam leje për të dyja, pastaj në varësi të dosjes dhe në varësi tonën si prokurorë do të kërkojmë njërën prej tyre, sepse nuk mund t’i kërkojmë të dyja” tha Kraja.

Kur u pyet se përse e ka kërkuar rëndimin e masës për Berishën, Kraja u përgjigj: “Personi nën hetim Sali Berisha nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës për t’u paraqitur përpara oficerit të policisë gjyqësore në mënyrë të vazhdueshme, për këtë arsye jemi këtu”.

Sali Berisha thirri një protestë përballë kryesisë së kuvendit për të kundërshtuar arrestimin. Ai e ka akuzuar SPAK se është i kapur politikisht dhe e gjithë procedura është e dirigjuar nga kryeministri Rama.



12 Comments

  1. “Protesting in Tirana for property rights and against the corrupted government of Albania”

    Ju lutem bejeni share te perhapet te dyja videot qe kam ne youtube.

    Ju lutem 🙏

    Ndryshe nga Meloni dhe Sorosianet qe e shesin realitetin ne interes te tyre, ne shqiperi ka njerez qe nuk duan as BE as Ram e as kazan.

    Ne shqiperi ka njerez si une qe po u sabotohet e ardhmja. Duke punuar ne universitet nga halli, e shoh qe e keqja fillon qe ketu. Pikerisht neper universitete. Pronaret e universiteteve presin lajmim e rradhes nga BE dhe nga Edi Rama. Kjo tregon se sa te varur jane. Kjo tregon qe pa te drejte prone do te jemi gjithnje kavje e hierarkise.

    SEPSE NUK KA SI TE KET TREG TE LIRE PO NUK TU NJOH PRONA

  2. Pa u zhdukur gjithe klyshat e Enver Hoxhes,e them te zhduken me rrenje,sepse jane te edukuar nga familjet e tyre qe vdisnin per Enverin,.Nuk behet si vend.

    1. Kelyshi me i madh i Enver Hoxhes eshte ky zoteria me emrin Sali Berisha qe i ka prere ne bese demokratet e ndershem,pronaret dhete persekutuarit politik.

  3. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Ky kari prokuror komunist, thotë:
    “Personi nën hetim Sali Berisha nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës për t’u paraqitur përpara oficerit të policisë gjyqësore në mënyrë të vazhdueshme, për këtë arsye jemi këtu”.

    Përgjigjja është: Gjykata nuk mund të dalë mbi nenin 73 të Kushtetutës!

    Neni 73(Ndryshuar me ligjin nr. 88/2012, datë 18.9.2012, ndryshuar paragrafi 3, me ligjin nr. 76/2016, datë 22.7.2016)
    1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.
    2. Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit.
    3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Prokurori i Përgjithshëm ose Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.
    4. Për çështjet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, Kuvendi mund të diskutojë në seancë me dyer të mbyllura, për arsye të mbrojtjes së të dhënave. Vendimi merret me votim të hapur

  4. Mendoj se njeriu i ben te keqen vetes
    Po kështu Berisha i ka bere te keqen vetes ka qene 12 vjet kryeministër ka qene president dhe asnjëherë nuk ka ndërmarrë ndonjë nisme per heqjen e sigurimso-spiuneve nga institucionet shtetërore
    Gjermania hoqi dhe mësuesit kurse Berisha mbajti ish hetuesit.
    Pastaj Alibeaj ku ishte me pare se ka qene edhe ministër ne qeverinë e kryesuar nga Berisha.

  5. O njerez spo kuptoni akoma ,ne pushtet jane komunistet nuk kemi per te bere hajer sa te jene keta aty .Beni protesta si ne france apo greqi ndryshe do punojme nen skllaverimin e tyre do punojme per vaktin e radhes mos u kenaqni me nje cope buke

  6. Hetim komunist nga ish sigurimsat dhe celulë e rilindjes!!! Ish presidenti,ish kryeministri udhëheqësi i opozitës dhe deputet trajtohet me kaq zell dhe shpejtësi si me qenë terrorist. As një shtet në botë duke i nisur dhe praktika asnjëherë në asnjë proces të tillë të ngjashëm nuk i është as lloj të drejte. Të gjithë janë hetuar në gjendje të lirë. Dhe nuk është se nuk ju bind gjykatës. Është gjykata neokomuniste që nuk ju bind kushtetutës dhe kodit të procedurës. Kush është nën hetim ai hetohet i lirë në rastin e deputetit e aq më keq për Berishën që është institucion!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *