• |
ide | kryesore

Ndërtimi i ujësjellësit/ Përplasje me policinë në kanionin e Sinecit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Banorët janë përplasur me policinë në Kanionin e Sinesit.


Protesta e banorëve të Sinecit, për shkak se edhe pas vendimit për pezullim të punimeve për ndërtimin e ujësjellësit, firma nuk e ka ndërprerë punën.


Pas vendimit të marrë nga AdZM Elbasan për Sinecin, pritej që firma “Salillari” të ndërpriste punimet.

Banorët e zonës kanë bllokuar sot me forcë mjetet e firmës “Sallillari”, por janë përleshur e rrahur me efektivët e policisë.

Në mbështetje të banorëve të Lumasit kanë ardhur edhe ambientalisti Sazan Guri dhe avokati i çështjes, Arben Llangozi.

1 Comment

  1. Çeshte kjo histori qe asnje shtetar nuk prononcohet?Gjithçka me dhune doni ta beni? O popull pergjigjuni dhembe per dhembe ketyre harbuteve te pushtetit, verini perpara si derrat keta pushta se ndryshe do ju shkelin me kembe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu