• |
ide | kryesore

Protestë para ambasadës tonë në Kosovë/ Me fotot e Vuçiç krah Millosheviçit dhe Edi Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Pas pozicionimit të hapur të qeverisë dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti kundër projektit Rama-Vuçiç, këtë të hënë në Prishtinë janë organizuar protesta përpara ambasadës së vendit tonë, duke kërkuar nga Shqipëria që të mos bëjë lojën e Sebisë. Protestat janë iniciuar nga organizata kosovare “Lëvizja Për Demokraci” dhe dhjetëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së saj.


“Për ta kundërshtuar nismën e Edi Rames për krijimin e Mini Shengenit, …e, për t’ia rikujtuar Edi Ramës se kush është Vuciçi, lidhjet e tij me Milloshoviqin, Sheshelin dhe disa kriminel serb që kanë kryer masakra në popullatën civile në Kosovë”, shkroi në Facebook, aktivisti dhe drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Mexhid Ramusa. Aktivistët hapën një pankartë përpara godinës së ambasadës ku shkruhej se mes të tjerave “Edi Esat Rama”.


Edi ‘Esat’ Rama ne nuk e kemi harruar se çfarë gjenocidi ka kryer Serbia mbi popullatën civile në Kosovë në krye me Millosheviqin dhe ministrin e tij Vuçiq! E ardhmja e shtetit tonë është nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo nga ajo që pretendoni ju ‘Jugosllavia e Re’! Po ta rikujtojmë kush është bashkëpunëtori i juaj Vuçiq dhe çfarë krimi ka kryer mbi popullatën civile në Kosovë!”, ishte slogan kryesor i kësaj proteste.

Javën e kaluar presidenti Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeminstri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i ndryshuan emrin nismën së “Minishengenit Ballkanik” duke e quajtur ‘Ballkani i Hapur’, njësoj si Xhorxh Soros që në vitin 1999.

12 Comments

  1. Nuk ka nevoje tia kujtoni ju se ai e din shume mire kush eshte Vucici e cfare ka bere regjimi i

    Milloshecicit ku ai ishte ministri i propogandes, por KM-se nuk ia ndie per krimet ndaj kosovareve

    as per Kosoven ,jo se KM-ja ka ndonje gje specifike per kosavaret e kosoven por se atij nuk ia

    ndie per shqiptaret. Programi i tij me ambicioz eshte shpopullimi i Shqiperise nga shqiptaret e

    sidomos nga perkrahesit e opozites. Edhe ky ka shemb me mijera shtepi e ka nxjerre ne rruge te

    madhe familjaret per te liruar trojet per mafien e ndertimit, edhe ky ka hedhe gaz lotsjelles ne

    syte e femijve te mitur brenda baneses se tyre ne 5 te mengjesit, edhe ky ka burgos rreth

    38 mije vete vetem brenda nje viti per fatura 30 mijelekshe disa nga te cilet kane dale te vdekur

    nga burgjet e tij, edhe ky e percare popullin duke vene njeren pale kunder tjetres , duke vene

    patronazhistet te krijojne dosje per perkrahesit e opozites e duke i identifikuar ata si dikur

    benin nazistet me herbrejte. Po te kishte mundesi te njejten fat do tu rezervonte edhe ky.

    Keshtu qe te dashur vellezer kosovare mos u zemeroni me KM-ne tone. Nuk ka gje me ju. E ka me te

    gjithe. I tille eshte. Ne shpirtin e tij nuk ka asnje shenje dhemshurie e humanizmi.

  2. I shikoni vllezrit ja futen bishtin ndershal vllezerve me te mbdhenj u mendoi se è meritojm nuk Jam me as nje partì ne si popull duhet ta rrezojm kete pari tradhetarve qe nuk denon gjenocidin qe kan ber Serbia me popullin ne kosov.

  3. Opa, u be dhe kjo, se Edi Rama ka menduar qe tradhtar e konsiderojne vetem nacionalistet. Nu e sheh budallai qe tani ka mbetur vetem edhe historianet ta certifikojne si tradhetar,dmth tani sa te jete gjalle, se me vone dihet

  4. duhet te bejme edhe ne mo ketu ne shqiperi nje proteste te ketille, se Rama po na con edhe neve nga beogradi dhe jo nga europa

  5. turp i madh,

    vllezerit para ambasades ame,

    turp, ishalla se shef njeri se lam nam

    ja cte ben idiotesia e kuqe,

    vazhdon zona pare operative, voton per miladinet qe ne 1941, verberisht

  6. Sot gazetat serbe shkruajne se 10 vende krysisht nga Azia e Afrika kane terhequr njohjen e Kosoves. Kjo eshte arritur nepermjet Rusise dhe Kines qe ushtrojne ndikim ne keto vende. Ndrerkohe Rama i bie ne gjunje politekes she interesave serbe.

  7. Rama ne zgjedhjet e 2025 merr 100 deputete ,shqupi 30, albini 10. Nuk pjerdhin shqiptaret e vertete per vemjet qe spiunuan komandantet e UCK dhe i ndihmojne serbise per ti denuar luftetaret e lirise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu