• |
ide | kryesore

E rëndë/ Djali masakron me thikën e kuzhinës babain teksa flinte gjumë

-Instant, Lajme, Planet



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 31 korrikut në Agioi Anargyroi, Greqi. Djali ka therur me thikën e kuzhinës babain e tij 89-vjeçar, ndërsa ky i fundit ishte duke fjetur. Ai e ka goditur disa herë në gjoks dhe duar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Protothema.gr ka zbuluar dosjen e çështjes edhe në të thuhet se autori dyshohet se e ka pranuar autorësinë e ngjarjes menjëherë sapo në bane kanë mbërritur forcat e policisë. Sipas raporteve ai vuante prej vitesh nga probleme psikologjike dhe ishte përdorues droge.

“Lidhur me hetimet e bëra nga burrat e ELAS, brenda dhomës së gjumit ata gjetën dhe sekuestruan thikën e kuzhinës me të cilën autori vrau babanë e tij të moshuar. Kishte njolla gjaku në tehun e thikës. Në të njëjtën kohë, policia konfiskoi tre celularë, një armë gjahu dhe një kartë debiti bankare, me të cilat autori dyshohet se kishte përdorur drogë.

“Djema, unë e vrava atë“, dyshohet se autori u tha forcave të policisë. Trupi i viktimës iu nënshtrua një ekspertimi mjeko -ligjor, ndërsa autori i krimit, i cili u dërgua në Prokurori, do t’i nënshtrohet një ekzaminimi toksikologjik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *