• |
ide | kryesore

Klan me fitimet më të mëdha në treg/ A2 dhe Euronews dalin me humbje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Tetë televizionet kryesore në Shqipëri siguruan së bashku të ardhura prej 4.3 miliardë lekësh, duke shënuar një rritje me 8% gjatë vitit 2020, pavarësisht se ekonomia e vendit u paralizua për disa muaj me radhë si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri.


Të dhënat financiare të televizioneve, të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se katër nga tetë televizionet kryesore njohën rritje të të ardhurave, dy njohën rënie ndërsa dy të tjera ishin pothuajse në të njëjtin nivel me vitin 2019.


BIRN shqyrtoi të dhënat financiare të kompanive Top Channel, TV Klan, Media Vizion, Multiscreen, Focus Media, Scan, G2Media dhe Euronews, ndërsa dy televizione të tjera të mëdha, ABC News dhe Ora, nuk u përfshinë në llogaritje për shkak se nuk kanë publikuar ende bilancet e vitit 2020.

Tregu i televizioneve duket se ka njohur zgjerim të konsiderueshëm gjatë vitit të pandemisë. Dhjetë televizione të analizuara nga BIRN më 2019, ku përfshihen edhe Ora News e ABC, bilancet e të cilave mungojnë këtë vit, patën të ardhura totale prej 4.3 miliardë lekësh, ndërsa tetë televizionet me bilance të publikuara patën së bashku 4 miliardë lekë të ardhura.

Indeksi i përqendrimit të tregut, i matur si përqindja e tregut të kontrolluar nga katër televizionet kryesore, duket se u përkeqësua më tej gjatë vitit të kaluar. TV Klan, Top Channel, Focus Media dhe Media Vizion kontrolluan së bashku 81% të tregut, duke lënë 19% për katër televizionet e tjera. Vitin e kaluar, indeksi i përqendrimit ishte 79%, ndërsa më 2018 ishte 88%.

Indeksi i përqendrimit të tregut është një tregues ndërkombëtar që synon të masë larmishmërinë e burimeve të informimit të qytetarëve të një vendi. Përqendrimi konsiderohet i lartë ose tepër i lartë nëse katër pronarët kryesorë të medias kontrollojnë më shumë se gjysmën e tregut.

Dy televizionet kryesore në vend, Top Channel dhe TV Klan, patën së bashku 63.5% të tregut gjatë vitit 2020.

Tre nga tetë televizionet e analizuara rezultuan me humbje, përfshirë edhe dy aktorët e rinj në treg, A2CNN dhe Euronews. Fitimet totale të tregut ishin 369 milionë lekë, me rritje 4.3% në krahasim me vitin e kaluar.

Televizioni Klan zuri vendin e parë me 1.4 miliardë lekë të ardhura, një rritje prej 22% në krahasim me vitin 2019. Klan kontrollon 33% të tregut. Klan u rendit i pari edhe për nga niveli i fitimeve, me 202 milionë lekë.

Top Channel pati një rënie të lehtë të të ardhurave me 2.8% dhe u rendit i dyti, ndërsa kompania arriti të ruajë fitimet vjetore në 156 milionë lekë.

Multiscreen, kompania që menaxhon kanalin e lajmeve Report TV rezultoi kompania me normën më të lartë të fitimit në treg. Nga të ardhurat prej 191 milionë lekësh, Report TV realizoi fitime neto në masën 41.5 milionë lekë ose 22%.

G2 Media, kompania që menaxhon A2CNN, një nga dy hyrjet e reja në tregun e televizioneve, pësoi njëkohësisht rënie të të ardhurave dhe shumëfishim të humbjeve. Ky televizion u konsiderua si surpriza e vitit 2019 pasi arriti të kontrollojë 9% të tregut dhe u rendit e katërta për nga madhësia. Por ajo gjithashtu mbylli vitin me një bilanc pozitiv. Por në vitin 2020, kompania pësoi një rënie me 22% në të ardhura ndërsa humbjet fluturuan në 38.7 milionë lekë.

Euronews, e cila pati vitin e parë të plotë të operimit më 2020, realizoi të ardhura në masën 214 milionë lekë, nga 46 milionë që ishin të ardhurat në vitin 2019, ndërsa humbjet u reduktuan në 15.6 milionë lekë.

Televizioni publik, i cili financohet nga taksapaguesit, nuk ka publikuar raport vjetor për vitin 2020. [Link]

5 Comments

    1. Kullat qe shkaterruan muzeun e natyres e kane dale deri ne rruge me koificient shfrytezimi mbi 100% !! Aty fle lepuri se tv i kane per pastrim parash dhe gjoba e qoka Sandri

  1. Televizionet jane gropa pastrimi parash, te gjithe e dine, vetem pseudoshteti se di. Mjafton nje kontroll i sakte tatimesh dhe te gjitha televizionet shkojne per lesh, u vihet celesi, se bejne evazion te madh fiskal. Mjafton edhe nje kontroll i thjeshte nga AMA, dhe u hiqet licensa. Por ska shtet, se ai qe tha do bejme shtet, e ben shtetin mbi njerezit e thjeshte, se i ka frike keta te mediave.

  2. TV klan = TV Propaganda

    Ai skuthi i Bashkise, e ka Klanin si koshere. Nuk le dite pa e sperkatur me ate solucionin ngjyre mavi. Perfundimi dihet, leje ndertimi per vllazerine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu