• |
ide | kryesore

Kovid apo kontroll/ Pse protestuan europianët kundër masave të reja të pandemisë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Në Shqipëri janë ende në fuqi disa masa të lehta për pandeminë, më shumë për të kujtuar ekzistencën e virusit në qarkullim se sa për parandalimin e tij. Qytetarët ndalohet të dalin pa një arsye të caktuar pas orës 12 të natës dhe me një leje në E-Albania. Ndalohen grumbullimet dhe po ashtu muzika në bare dhe restorante pas orës 23:00 të mbrëmjes.


Për këtë të fundit pati një protestë nga ana e bizneseve të Lungomares në Vlorë pak ditë më parë. Ishte organizimi i tyre që detyroi qeverinë të tërhiqet dhe ta shtojë një orë tjetër hapësirën e lejuar. Bizneseve të Lungomares nuk iu bashkuan ato të Sarandës, të Durrësit, të Shëngjinit, Velipojës apo të të gjitha qyteteve bregdetare që në orën 23.00 sot fiken të gjitha.


Ajo që ra në sy në shpjegimin e kryeministrit Rama kur njoftoi zgjatjen e orarit të muzikës, ishte fakti se ai foli me përçmim për shijet muzikore në Lungomare, por nuk kishte asnjë shqetësim për përhapjen e koronavirusit.
Në vendet e Bashkimit Europian, situata e pandemisë është e ndryshme. Infektimet janë të larta dhe paralajmërojnë sërish përhapjen e virusit, por qytetarët atje besojnë se masat shtrënguese që po bëhen gati të hyjnë në fuqi po i cënojnë të drejtat e tyre. Prandaj janë ngritur në protesta.

Protestat e dhunshme në Gjermani

Një 49-vjeçar ndërroi jetë në Gjermani të hënën pasi policia e ndaloi në protestat kundër masave shtrënguese të qeverisë për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Policia tha se para se të dërgohej në spital, burri po ankohej se kishte shqetësime në krahë dhe në gjoks, ndërsa oficerët po i kontrollonin dokumentat. Mijëra të tjerë ndërkohë protestonin, megjithëse qeveria ia ka ndaluar demostratat.

Rreth 600 vetë u arrestuan gjatë protestave, në kohën kur qytetarët iu përgjigjën me dhunë urdhrave të policisë për t’u shpërndarë. Policia e Berlinit tha se më shumë se 2 mijë policë u dhunuan gjatë protestave të fundjavës, ndërkohë që shumë të tjerë u provokuan dhe u sulmuan nga protestuesit.

“Ata tentuan të thyejnë kordonin e policisë dhe të tërheqin kolegët tanë” shkruajti në Twitter, policia e Berlinit. Por turmat e njerëzve marshuan me mijëra drejt Portës së Brandenburgut, ndërsa policia i paralajmëroi me altoparlantë se do të përdorte ujë me presion nëse protestuesit nuk shpërndaheshin.

Pse protestojnë gjermanët

Gjermania lehtësoi shumë prej masave të korronavirusit në Maj, përfshirë këtu edhe hapjen e restoranteve dhe të bareve. Sërish, shumë aktivitete, si ngrënia në ambjentet e brendshme të restoranteve ose qëndrimi në një hotel, kërkojnë një dokument që të tregojë se një individ është plotësisht i vaksinuar, është shëruar nga virusi ose të tregojë prova për një test të vonë të koronavirusit.
Lëvizja Querdenker, e cila është shndërruar në një lëvizjen më të madhe dhe më të fuqishme kundër masave anti-kovid në Gjermani ka nxjerrë në rrugë disa herë mijëra mbështetës për demonstratat e saj në Berlin apo në të gjithë vendin. Në rrugë kanë dalë njerëz për arsye të ndryshme. Janë ata kundër vaksinimit të detyruar, të tjerë mosbesues të koronavirusit, ithtarë të teorive të konspiracionit apo ekstremistë të djathtë.
Në fillim të këtij, viti shërbimet inteligjente të Gjermanisë paralajmëruan se lëvizja po radikalizohej ndjeshëm dhe disa prej drejtuesve të saj u mbajtën nën vëzhgim.

Pse protestojnë francezët

Më shumë se 200 mijë vetë dolën në rrugë në Francë për të protestuar kundër projektligjeve, që do t’i bëjnë të detyrueshëm vaksinimin edhe për mjekët dhe infermierët, por edhe për ata që duan të pjesë e shumë aktiviteteve sociale. Në Paris pati përleshje të shumta me policinë.
“Personalisht nuk jam i vaksinuar dhe nuk dua të jem” tha një prej protestuesve. “Nuk ka rendësi se çfarë do të më ndalojnë të bëj, të mos shkoj në dyqane, pishina, kinema, nuk ka fare rëndësi. Jeta s’ka çmim. Liria, kjo është, liria për të mos u vaksinuar dhe për të mos iu dorëzuar shantazhit të qeverisë”.
Në Francë protestat u organizuan kundër lejeve speciale që do të nevojiten për të hyrë në restorante, ndërsa policia ngriti postblloqe përgjatë Shamp Elize në Paris si masa kundër një pushtimi të shëtitores nga demonstruesit e dhunshëm.

Më shumë se 3 mijë forca sigurie u afruan në rrethinat e kryeqytetit francez këtë fundjave. Parlamenti ka kaluar një ligj që i detyron qytetarët të pajisen me një leje të veçantë për të shkuar në shumicën e vendeve që nga 9 Gushti, ndërsa infeksionet po rriten dhe shtrimet në spitale janë gjithnjë e më të larta.

Sondazhet tregojnë se shumica e francezëve e mbështesin ligjin, por shumë të tjerë janë pozicionuar kundër.
Ligji nënkupton një dëshmi për vaksinimin ose një test negativ të shpejtë, ose një dokument që tregon se personi e ka kaluar Covid, ndërsa për mjekët dhe infermierët, vaksinimi është i detyrueshëm deri në mes të Shtatorit.
Katër protesta të ndryshme u mbajtën në fundjavë në Paris, me fjalën “liri” si sllogani i ditës. Marshime të shumta pati edhe në qytete të ndryshme në Francë.

Pjesëmarrësit e protestave gjatë fundjavave përfshinin aktivistë të të djathtës ekstreme dhe “jelekët e verdhë” dhe të tjerë që besojnë se pasaporta e shëndetit kufizon lirinë e tyre. Policia përdori ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të ndalur dhunën e protestuesve, kur disa prej tyre arritën pranë Harkut të triumfit.

Mes protestuesve, mungoi këtë javë Fransua Aselino, lider i një partie të vogël kundër BE-së, Bashkimi Popullor Republikan dhe një personazh aktiv kundër pasaportës së shëndetit, i cili ishte i infektuar me Covid. Në një video nga selia e tij, Aselino, që nuk ka pasur nevojë të shtrohet në spital bëri thirrje për ta denoncuar fort pasaportën e shëndetit të cilën e quajti “absurd, të padrejtë dhe totalisht lirivrasëse”.

Më shumë se 24 mijë te infektuar u konfirmuan para pak ditësh në Francë në vetëm 24 ore. Qeveria njoftoi se pasaporta e shëndetit do të hyjë në fuqi në 9 Gusht, duke i lënë kohë shumë francezëve të pavaksinuar të regjistrohen për të marrë një vaksinë.

Pikat e vaksinimit janë kudo, përfshirë edhe plazhet. Më shumë se 52% e popullsisë në Francë është e vaksinuar. Më shumë se 111.800 persona kanë ndërruar jetë nga virusi që nga fillimi i pandemisë.

Planet e qeverisë për ta kushtëzuar hyrjen në vende publike me kontrollet mjekësore ka provokuar protesta edhe në Zvicër dhe Itali. Sipas të gjitha gjasave, certifikatat e vaksinimi apo një test Covid negativ, do të bëhet i detyrueshëm për ata që duan të bëhen pjesë e një aktiviteti kulturor, sportiv apo social.

Përtej kufirit, në Zvicër kundërshtimi ndaj vaksinave nuk është aq i fortë, por sërish më shumë se 4 mijë protestues u mblodhën në Luzernë për të dalë kundër çdo lloj mase të re shtrënguese për hir të pandemisë. Njësoj si francezët ata e shohin politikën e masave, si një sulm ndaj lirive civile.

Në Italinë fqinje, pati dy protesta në Romë. Njëra ishte organizuar nga grupet politike kundër masave shtrënguese ndaj njerëzve të vaksinuar, ndërsa tjetra nga pronarët e bareve dhe restoranteve. Pasaporta e Gjelbër do të kërkohet në Itali që nga data 6 Gusht për të hyrë në vendet e mbyllura publike.

Australia

Mijëra njerëz dolën në rrugët e qyteteve të Australisë kundër masave shtrënguese, që vijnë ndërsa rastet e infektimit janë në rritje. Policia kreu arrestime të shumta në Sidnei dhe në qytetet e tjera, kur turmat e njerëzve thyen barrierat dhe sulmuan policinë. Protestuesit mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Liri” dhe “e vërteta”.
Në Sidnei ka pasur një prezencë të shtuar të policisë, përfshirë këtu edhe policë të armatosur në përgjigje të asaj që autoritetet e konsideruan një protest të paautorizuar. Rastet me Covid janë shtuar duke arritur një rekord tjetër me 163 infektime në 24 orët e fundit. Sideney është në karantinë dhe banorët mund të largohen nga shtëpitë vetëm nëse kanë një arsye të mirë.

“Ne jetojmë në një demokraci dhe normalisht unë jam një person që e mbështet të drejtën për të protestuar… por për momentin ne kemi shifra të infeksioneve që kanë kapur pikun, ndërkohë që aty ka njerëz që mendojnë se nuk ka asnjë problem për t’u grumbulluar pranë njëri-tjetrit në një demonstratë” tha Ministri I Shëndetësisë Bred Haxard.

Në Melburn, mijëra protestues pa maska marshuan në rrugë ndërsa thërrisnin “liri”. Disa prej tyre ndezën zjarre ndërsa qëndronin janë paralamentit. Në duar mbanin pankarta, përfshirë edhe një ku shkruhej: Kjo nuk bëhet për virusin, por për kontrollin e qeverisë ndaj qytetarëve.

6 Comments

  1. PO JU VJEN NGORDHJA QELBËSIRA TË KILL GATES! POPUJT PO NGRIHEN KUNDËR HELMIMIT MASIV TË KILL GATES!
    EDHE JU MEDIAT QË KENI PËRHAPUR PANIK DO MERRNI PJESËN TUAJ TË DËNIMIT. GJENI VRIMË KU TË FUTENI SE DO JU DJEGIN PËR SË GJALLI TURMAT! NDËRKOHË DELET LE TË VAKSINOHEN SE DISA IDJOTË MË PAK MË E MIRË DO BËHET BOTA!

    1. Kanë filluar malokët të shkruajnë shqip në dialektin e pidhit të sëmës që e kanë me gjizë.rracë shpellkarësh.

  2. Kur te vij sahati nuk do pjerdhin 5 miljard rob as per mbajtje ne vezhgim e as per polic se dy dur per nje koke jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu