• |
ide | kryesore

Covid, 164 raste të reja dhe 3 jetë të humbura në Maqedoninë e Veriut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 164 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 156.707. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi regjistroi tre viktima të reja nga COVID-19, duke e çuar në 5.497 numrin e përgjithshëm të viktimave nga virusi.


Institucionet shëndetësore regjistruan 18 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, ndërsa deri më tani gjithsej 150.440 pacientë janë shëruar nga virusi.


Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 994.490 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 5.276 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 770.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu