• |
ide | kryesore

“Donte të ndihmonte prindërit e sëmurë”/ Kapet me 1 kg drogë 23-vjeçari shqiptar në Angli

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike, pasi është kapur me 1 kilogramë kokainë në makinë.

Mësohet se i arrestuari është 23-vjeçari Kastriot Dardha.

Ky i fundit ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Golf” në një autostradë të vendit dhe u ndalua nga policia krejt rastësisht. Pas kontrolleve të ushtruara në mjet, efektivët gjetën sasinë e kokainës.

Ai është dënuar me 20 muaj burg nga Gjykata e Noriuch.

Mediat e huaja shkruajnë se i riu shqiptar bënte një jetesë të qetë në Britani dhe punonte si kamerier për të ndihmuar prindërit e tij të sëmurë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *