• |
ide | kryesore

Kadilli: Nëse Basha është në krah të Berishës, atëherë PD është në konflikt me DASH

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



nëtari i Këshillit Kombëtar të PD Fatbardh Kadilli, me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka hedhur akuza ndaj kreut të PD-së Lulzim Bash, duke thënë se ai nuk është një lider për demokratët.

Sipas Kadillit, heshtja e Bashës në këtë moment dramatik kur sipas tij PD ka një konflikt të hapur mes Departamentit të Shtetit dhe Berishës nuk i jep lidership.

Kadilli shton se nëse Basha është me Berishën, PD është zyrtarisht në konflikt të hapur me Departamentin e Shtetit.

Reagimi i Kadillit ndaj Bashës:

“Kemi kryetar, por jo Lider
Nuk mjafton të ulesh në karrigen e kryetarit që të kryesosh, të udheheqësh. Janë gjëra të ndryshme.
Kryetar të bëjnë vendimet. Kryetar të bëjnë idetë politike që shpall. Të bëjnë kauzat. Të bëjnë fitoret dhe humbjet. Të bëjnë kurajo dhe realizmi për të parë pa ngurim të vërtetën. Kryetar të bëjnë betejat, të bëjnë shokët që zgjedh. Të bën aftesia për të ndërtuar partneritet me bashkëpunëtorët, me qytetarët, me aleatët, me faktorët e ndryshëm. Të bën emri që krijon si imazh, si ikonë, si perceptim publik. Të bën karakteri i mirë a i keq qoftë. Dhe lista vazhdon… gjithkush mund të shtojë edhe imtësi të tjera jo shumë të dukshme.

Por për ne të PD renditja e tyre është e kotë. Ne në PD kemi kryetar që ka vetëm letrën e komisionit, ka vulën dhe zyrën dhe gjëndjen mendore që t’i bëjë të paqena gjithë këto tipare që renditim. Nuk do lodhesha t’i renditja, por besoj se vetëm kjo listë shërben si pasqyra ku kryetari në vend të portretit të tij, sheh vetëm avull.
Në krizën më të rëndë në raportin e PD me partnerin strategjik të Shqipërisë, kryetari fshihet! Mungon! Nuk është! Nuk flet! Fshihet si miu prapa poçes.
Situatë perfekte për atë që s’do të bëjë asgje. S’do të bëj as kryetarin! Ja le Berishës ta shpallë qëndrimin. Prandaj njerëzit nuk e besojnë për kryetar. Nuk flet kur flet kryetari. Flet ai tjetri, ose të tjerë në vend të tij. Prandaj nuk krijon dot besim. Prandaj populli nuk e sheh si lider. As vetë partia nuk e konsideron të tillë. Kot shpenzon për kompani fushatash dhe lobimesh. Heshtja e Bashës në këtë moment dramatik kur kemi një konflikt të hapur mes Departamentit të Shtetit dhe Berishës nuk i jep lidership demokratit të thjeshtë.

Berisha është në të drejtën e vet të mbrohet. Do të mbrojë veten, familjen dhe historinë. Por kryetari duhet të flasë në emër të partisë. Të mbrojë partinë. Të mbajë qëndrim parimor në emër të partisë. Vetja, familja dhe historia e kryetarit është partia. Partia pret që ai ti dalë zot. Ai hesht! Nxjerr diku hijen, jo kokën. Na shërben një editorial pa emër nga një portal. Përpiqet të ndërtojë një linjë politike si tel pelivani. Do ta mbajë mirë edhe me amerikanët, edhe me Berishën.

Nuk mbahen dy kunguj në një sqetull. Berisha sot deklaroi që Basha është me atë. Basha vijon të heshtë. Në rast se heshtja e Bashës është aprovim atëhere mund të themi se për herë të parë në 30 vjet, që nga dita e themelimit të saj PD është zyrtarisht në konflikt të hapur me Departamentin e Shtetit. Ky është një problem shumë serioz, më shumë për të tashmen dhe sidomos për të ardhmen e PD-së, se sa të Departamentit të Shtetit.
Nuk dihet nëse Basha tashmë me shpatulla pas murit do e thyejë heshtjen. Ai gjithnjë kërkon ti nxjerrë gështenjat me duart e të tjerëve. Por sot Berisha foli dhe tha se nuk lëviz as nga PD as nga e tija.

A pi më ujë që Basha t’i thotë Berishës se “ja, janë disa që po rrisin presionin nga brenda”?

Në rast se do të jetë përfundimisht i detyruar të ndahet formalisht nga Berisha, kjo nuk mund të bëhet me taktikën e tij të zakonshme që nxit të tjerë të flasin, ose u jep zemër pasi kanë folur. Heshtja e gjatë e Bashës nuk është pjekuri, maturi, kujdes për PD e hutuar, por është frikë dhe pazotësi për të udhëhequr.

Po pse e do atë karrike? Pse do që të jetë kryetar, kur nuk i del zot partisë në situatën më të vështirë? Pse e do karriken kur nuk ka asnjë vullnet për të ngritur një opozitë të re? Kur nuk ka as idenë më të vagullt se si duhet të jetë një opozitë e re?
Basha, përkundrazi fërkon vulën dhe pret që të kalojnë edhe këto probleme. Por problemet që ka sot PD nuk kalojnë dot lehtë. Ne kemi probleme me demokracinë, me rininë dhe gruan shqiptare dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Na duhet një Lider që nuk shpreson t’i varrosë këto probleme por që t’i zgjidhë këto probleme.
Sot për sot kemi një kryetar, por nuk kemi lider!”



22 Comments

  1. na hapi kari ky sumcpuari qe jeton me lekt e gruas te punesuar nga sorosi ne danimark

    shko mor sumcpuar mos u merr me doktorin se ta qin picken e semes ai

    1. se njef?! ky eshte bardh kadilli! esht me pak bythqim nga gaz bardhi dhe luli qe skan nje mendim te qarte per argumentin nese Pd do ekzistoje me apo do klasifikohet si organizate terroriste nga usa mbas shtatorit

  2. Mos na ha mutin shume plehre….,na e kthyet simptomat e luftes se klasave ?!Ka sha mbretin,ka share partine,pleh !
    Je nje Sorosiane i degjeneruar,ke ngrene çorben e prishur dhe do durojme ne eren tende,qelbes ?!

  3. …..ne konflikt me DAS, Departamentin Amerikan te Sorrosit!

    Por, e thene nga nje pantofel e Sorrosit…….

  4. Po PS me atë Ruçajn apo Ruçi… është apo nuk është… Amerika nuk është Zoti o pinok… Berisha nuk është engjëll… por as ju të tjerët nuk jeni më të mirë… të kishit ju pushtetin e tij do të kishit bërë edhe më keq… se më mirë jo. Ju pa pushtet keni bërë keq, imagjino të keni pushtet… shkoni të gjithë te PS… atje mblidhen horrat e pushtetit popullor… rilindas muti.

  5. Ky eshte nje njeri pa vlere qe s mori asnje vote kunder Bashes guxon e flet, dhe per Berishen e beri keshlltar. Ti je Jago dhe fytyren po aq te pabese e ke. Kush po vuan sot DaSH apo ne shqiptaret qe skemi buke te hame sepse ai DaSH yt mbeshtet monstren kafsherore me Fytyre njeriu, ER

  6. Hunde qukapik kontributi yt ne te djathten Shqiptare esht zero, qa leshin do ti bir karakurve Sorosjan, ik ore i zgerdhir se me ty PD vetem humbje ka, u bere ti fundrrin Soorrsian te shash liderin e PD, ik se Durresi dhe Shqiperia jan sh te vegjel prandaj si shum te kemi duruar o i zgerdhir , o mashtrues ordiner.

  7. Ore Dash është në konflikt me vetveten. Përse administrata Trump nuk bëri këtë veprim???Sepse nuk kishte asgjë konkrete. Nuk u mor me shkrime gazetash me shpifje e akuza fallco sepse nuk egziston asnjë vendim gjykate!!!Dhe Rama në fushatë deklaronte që Berisha e qeveria e tij do shkojnë të gjithë në burg.Rezultati ????Asgjë!!!U hapën ca hetime për ministra që u mbyllën menjëherë.Pra asgjë!!!Tani po i rikthehen ca gjyqeve të vjetra të mbyllura për propagandë!!!E gjithë kjo ka një gjë.Internacionalizmi i majtë!!!!Sa erdhi e majta demokratike në pushtet filluan luftën e klasave. Pd e Berisha armiq.Tani bar do hajnë!!!Dhe ti si harmoni me këto mos thuaj më që jam i djathtë e i persekutuar. Nuk je veçse një i mjerë që hyrë në garë dhe dole hiç e tillë do ngelesh një HIÇ.

  8. Lesh lesh, po na e boni kete Ameriken si Lugati. Po Sales nuk ja kercet hic se ne Shqiperia ka me muta se Saliu sot dhe Amerika po i mbeshtet per interesat e veta deri sa ti shtrydhi prandaj nuk ja ben syu terrc Sales me sa kuptoj. Qe te heqesh Salen i bje me terheq zinxhirin e llumit qe shkon deri ne Amerike pastaj 🙂

    Ne krah? Normal ne krah, nuk eshte zgjyre komuniste qe shesin me liber shpie per ti bo qejfin partise apo kritari te k****.

    Sala e PD nuk te shet, degjuat ju komunista muti?

  9. Mvaret nga karakteri. Ti, Kadilli, noshta ti je aq servil sa ta pranosh të të thonë hajdut. Sala nuk e pranon dhe shumë mirë bën. Sekretai i shtetit mos ta çojë vehten të bëhet i pabesueshëm. N’qoftë se kjo është drejtësia amerikane, i bëfsha nji mut t’madh

  10. e thjeshte fare… mjafton te gugellosh pak, dhe do mund ta shikosh dhe ti si zbulohet IP e komentuesit dhe sa here shkruan i njejti individ… por ti buçko se ke mendjen te gugellosh e te mesosh. ti e ke mendjen te mbrosh salen e ndershem dhe djalin e tij me sy peshkaqeni.

  11. Basha eshte skuth, ruajuni nga skuthet! Vaji i kandilit te Berishes u sos. PD po mer nxjer mallin e PS ne fundin e saj historik.

  12. se kush eshte Kadilli ja tregoj A cani tek Zone e lire dhe ai me ate ngerdheshjen e tij e pranoj nen ze OOO harrova edhe e shoqja punoj vendet nordike dhe ushqen kete hale qe qelb dynjane Punonjes te CIA te dy burre e grua e deklaruar e pranuar

  13. e kujt po i rruhet mor legen njeri se cfare mendon dash. berisha ka mekatet e tij por ketu ka 100 perqind te drejte. dash e ka dhjere me mut kete bote. po te mos ishte dash bota do ishte shume me mire sot

  14. Po amerika nuk e di qe lulushi eshte futur ne nje valle qe nuk del dot !!! Po doli nga vallja lulushi behet per rahmet si olldashi me shok . E vetmja zgjidhje eshte nje koqe plumbi saliut dhe zgjidhet problemi. Saliu e ka mbushur kupen me kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *