• |
ide | kryesore

Del jashtë kontrollit zjarri në malin e Rrunës në Kukës

-Instant, Lajme, Të fundit



Vazhdon të jetë problematike situata nga zjarret në majën e Rrunës, në Kukës, ku flakët kanë përfshirë pjesën më të madhe të malit. Aktualisht dy vatra zjarri po përhapen me shpejtësi në majën e Rrunës, sipër tunelit të Kalimashit, ndërkohë që helikopteri po përpiqet për shuarjen e flakëve. Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile të prefekturës në Kukës, pavarësisht punës së zjarrfikësve të Bashkisë nuk është bërë e mundur futja e saj nën kontroll pasi ka pasur erë të fortë në këtë zonë dhe një vijë shumë të zgjeruar të kësaj vatre. Ndërkohë janë vënë nën kontroll vatra e zjarrit në Kalis dhe po punohet për shuarjen e saj, kurse është shuar plotësisht zjarri në afërsi të fshatit Shtanë.

Në bashkinë Tropojë është izoluar vatra e zjarrit të rënë në Betosh dhe Shëngjergj dhe po punohet për shuarjen e saj. Ndërsa në Has është izoluar plotësisht zjarri në Pogaj dhe po punohet për shuarjen e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *