• |
ide | kryesore

Prokuroria e Durrësit shpall moskompetencë për dosjen e Selim Çekajt, çështjen ia kalon SPAK

-Instant, Lajme, Të fundit



Dosja në ngarkim të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt, është marrë nga Prokuroria e Posaçme SPAK. Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë, duke dërguar aktet në SPAK për grup të strukturuar kriminal. Këtë të premte, Gjykata do rivlerësoi masën e sigurisë. Selim Çekaj, u arrestua pas në kontejnerët ku kishte porositur banane, u gjetën rreth 49 kg kokainë. Ashtu si edhe i biri, Selimi ndoqi të njëjtën rrugë dhe skemë për të fshehur kokainën. Sasia e drogës ishte futur në pjesët metalike të një kontenieri i cili ishte nisur nga porti i Guajakilit në Ekuador, kishte bërë një ndalesë në Mersini të Turqisë dhe destinacioni final ishte Porti i Durrësit.

Ngarkesa kishte rreth dy ditë në port, por policia ka pasur dyshime, se në kontenierin me banane ka pasur kokainë dhe në bashkëpunim me autoritetet portuale, bënë një skanim të dytë ku në shasinë e tij, u gjetën disa pako me madhësi të ndryshme. Vetë porositësi i bananeve dhe kokainës, Selim Çekaj refuzoi që të ushtrohet kontroll i kontenierit dhe kërkoi që ta çojë në magazinën e kompanisë së tij, Ecoalmax, në Maminas. Magazina është e njëjta që ka qenë në përdorim edhe nga kompania në pronësi të djalit të tij, Arbër Garden, brenda së cilës në shkurt të 2018, u gjetën 613 kilogramët e kokainës.



1 Comment

  1. Te qifsha prokurorine e Dr. Per ca keni kompetence, per ata qe shesin misra ne plazh vetem?????
    Beni ping-pong beni. KAPSIN sikur e krijuan per tu marre me te paprekshimit ne rrang ministri e lart, jo si magazine dosjesh nga korruptimi i policit me 1000 leke e te kapja e ca kg coke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *