• |
ide | kryesore

FNSH i erdhi në ndihmë pas alarmit SOS, shpëtohet turisti meksikan

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Himarës dhe FNSH i kanë ardhur në ndihmë turistit meksikan, i cili pasditen e sotme dha alarmin SOS nga mali i Çikës së kishte mbetur në disa shkëmbinj. Sipas njoftimit të policisë, turisti, ka kërkuar ndihmën e policisë pasi nuk mund të ecte dot për shkak të terrenit të vështirë.

“Pas disa orë kërkimesh nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur gjetja e turistit meksikan, i cili po transportohet nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Himarës dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *