• |
ide | kryesore

Kim dhe Kanye rrëmbejnë të gjithë vënendjen në promovimin e albumit Donda

-Instant, Paparazzi, Slider



Kanye West organizoi natën e dytë të eventit të shumëpritur për albumin e tij “Donda”, në studiumin Mercedez-Benz në Atlanta.
Pasi dalja e tij e parë ishte tepër e bujshme dhe u bë kryefjala e të gjitha mediave (sidomos sepse Kim ishte në radhët e para për ta mbështetur), reperi ka kthyer sërish të gjithë sytë nga vetja.

Kësaj here, gjatë performancave të tij Kanye u shfaq i veshur me të zeza nga koka tek këmbët dhe gjithashtu mbante një maskë në fytyrë.

Gjejeni pak kush u vesh matchy-matchy me të? Pikërisht ish-partnerja Kim Kardashian!
Madje, ajo ndau foto në Instagram dhe ngriti edhe njëherë dyshimet për raportin e tyre.

Madje, gjatë performancës së tij, Kanye prezantoi një këngë të re nga albumi “Donda” që duket se ia dedikoi partneres.
Fjalët e këngës ishin pikërisht këto:
“Ti erdhe këtu për të treguar që je ende e dashuruar me mua.”
Epo, jo më kot Kim është shprehur më herët se do të ketë gjithmonë dashuri për të dhe do ta mbështesë gjithmonë babain e fëmijëve të saj, ashtu siç po bën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *