• |
ide | kryesore

Teksa promovon albumin e ri, Kanye West ju ofron fansave vaksinim

-Instant, Paparazzi, Slider



Mbrëmjen e djeshme, Kanye West organizoi një tjetër event për albumin e tij të shumëpritur “Donda”, në nder të nënës së tij që nuk jeton më.

Për të gjithë ata që ishin pjesëmarrës në studiumin Mercedez-Benz në Atlanta për të dëgjuar këngët e albumit të tij më të ri, iu ofruan vaksina.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ai ka bërë të ditur se po ofrohen vaksina Pfizer për fansat që po ndjekin ngjarjen.

Po ashtu një event të tillë ai e mbajti edhe para disa ditësh dhe në radhën e parë të njerëzve në inagurimin e albumit të ri të Kany West u ul pikërisht Kim Kardashian, e cila pavarësisht divorcit vazhdon ta mbështesë njësoj ish-partnerin e saj.
Madje, ajo ndau story në Instagram duke i treguar botës se ndodhej e pranishme në eventin e babait të fëmijëve të saj, duke i duartrokitur çdo sukses siç bën gjithmonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *