• |
ide | kryesore

Infektohet me covid gazetari Kosta Grillo, niset me urgjencë në Turqi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Infektohet me Covid-19 gazetari dhe komentatori i njohur sportiv Kosta Grillo.

Mësohet se Grillo ka rezultuar pozitiv me covid 5 ditë më parë.

Fillimisht ai është kuruar në një spital privat në Tiranë, por këtë të enjte gjendja e tij është përkeqësuar.

Ndaj, është marrë vendimi për ta nisur gazetarin për kurim më të specializuar drejt Turqisë.

Burimet thanë se atij i është prekur 60% e mushkërisë.

Para dy javësh ai ishte në delegacionin e Vllaznisë për ndeshjen kundër AEK Limasolit që u luajt në Qipro. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *