• |
ide | kryesore

Sherr gazetarësh në Itali, Fabrizio Romano demaskon profilin fals të Pedullà: e përdorte kundër kolegëve

Sport
Pedullà



Fabrizio Romano ka demaskuar gazetarin sportiv Alfredo Pedullà për një dredhi të shëmtuar që eksperti i merkatos së transferimeve kishte bërë për të diskredituar kolegët e tij. Pedullà në fakt kishte krijuar një llogari të rreme në X për të bërë këtë gjë.

PROFILI FALS I PEDULLÀ

Në X mund të gjenden shumë gjëra të jashtëzakonshme, e një prej tyre është Ciccio Esposito, përdorues i Twitter nga 2015 nga Napoli. Bën habi se mes 100 ndjekësve të tij, bën pjesë edhe një emër i madh si Alfredo Pedullà.

Gazetari, ekspert i merkatos së transferimeve ndjek me kujdes profilin e Ciccio, duke qenë se ai ia ka kushtuar jetën shoqërore diskreditimit të kundërshtarëve të tij, si Di Marzio, Nicolò Schira dhe Fabrizio Romano. Ai komenton gjithnjë nën postimet e tyre me mesazhe në favor të Pedullà, duke lënë të kuptohet se të tjerët kopjojnë lajmet nga ai.

PEDULLÀ DEMASKOHET NGA FABRIZIO ROMANO

Kështu, Ciccio Esposito është tifozi më i madh i Pedullà, si dhe i merkatos së transferimeve, duke qenë se ai nuk ka humbur asnjë seancë prej vitesh.

Por a mund të jetë që një burrë nga Napoli (kështu shkruan në profilin e tij) me një nga emrat më të zakonshëm në atë rajon e që mendon për gazetarin Pedulla në 99% të kohës së tij në internet, të jetë vetë gazetari?

Lexo më tejGiuntoli drejtori i ri sportiv i Juventus: gazetari Di Marzio konfirmon zyrtarizimin

Kështu mendon Fabrizio Romano. Gazetari i famshëm italian në mënyrë efektive demaskoi Ciccio-Alfredon, pasi ky i fundit bëri historinë e zakonshme nën postimin që lajmëronte Hien te Atalanta.

E vetë Alfredo u ngatërrua duke komentuar nga profili i tij zyrtar në stilin Ciccio Esposito. Një rrëzim i shëmtuar i gazetarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *