• |
ide | kryesore

Pamje prekëse/ Gazetari i Al Jazeera në Gaza mëson LIVE se humbi familjen e tij

Arkiva, Lajme, Të fundit
gazetari



Gaza, e enjte 25 tetor, tragjedi brenda tragjedisë. Televizioni Al Jazeera Arabic raportoi se korrespondenti i saj nga Rripi i Gazës, gazetari Wael Al Dahdouh ka humbur të gjithë familjen e tij. Ai e mësoi këtë teksa ishte duke bërë punën e tij. Gruaja, djali 15 vjeç dhe vajza 6 vjeçe u vranë nga një bombardim izraelit kur ndodheshin brenda një shtëpie ku ishin strehuar.

Wael Dahdouh është gjallë, por nuk i ka mbetur më asgjë. Fati tragjik që i ka rënë familjes së tij është i njëjti që kanë 7 mijë palestinezë (pothuajse 3 mijë fëmijë) në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, dita kur Hamasi goditi në zemër Izraelin me një aksion të precedentë. Deri më sot, 24 gazetarë kanë vdekur në Gaza që nga fillimi i bombardimeve që Tel Avivi po kryen pa pushim.

Imazhet tronditëse të Wael Al Dahdouh bënë xhiron e botës, veçanërisht në rrjetet sociale. Dahdouh ishte duke raportuar drejtpërdrejt në Al Jazeera ku ai punon si korrespondent dhe drejtor i zyrës së kanalit në Gaza, kur u informua për situatën shkatërruese me të cilën do të përballej. Prej ditësh ai po raportonte për agresionin izraelit ndaj Gazës. Gruaja dhe fëmijët e tij vdiqën kur një bombe izraelite goditi shtëpinë ku ata ishin strehuar pranë kampit të refugjatëve Nuseirat në jug të Rripit. Ata ishin atje pasi lanë shtëpinë e tyre në veri pas urdhrit të evakuimit të Izraelit.

Me të dëgjuar lajmin, Wael Al Dahdouh mbërriti në spital për të parë familjen e tij në morg. Anëtarë të tjerë të familjes së Wael Al Dahdouh, duke përfshirë një mbesë të mitur, mbijetuan. Sipas asaj që mësohet, djali i tij adoleshent, Mahmud kishte dëshirë të bëhej reporter si babai i tij.

Gazetari, padyshim i tronditur, pasi filloi të përballej me dramën e tij personale bëri një rrëfim për Al Jazeera. “Ajo që ndodhi është e qartë. Është një seri sulmesh të që synojnë fëmijë, gra dhe civilë. Sapo po raportoja nga Yarmouk për një sulm të tillë, dhe sulmet izraelite shënjestruan shumë zona, duke përfshirë Nuseirat. Ne kishim dyshimet tona se pushtimi izraelit nuk do të kursente as këta njerëz. Dhe për fat të keq kështu ndodhi” – tha gazetari.

Një koleg i tij, Youmna Elsayed tha se Al Dahdouh kujdeset për të gjithë. “Ai i qetëson të gjithë. Ai na thotë të kujdesemi për familjet tona. Ai na flet si një vëlla më i madh, jo thjesht si një menaxher zyre. Është zemërthyer ta shohësh atë duke folur për familjen e tij. Ai nuk u largua nga Gaza. Ai mbeti atje, me gjithë kërcënimet dhe paralajmërimet dhe nuk u ndal së punuari për 19 ditë”.

Të paktën 24 gazetarë janë vrarë në 10 ditët e para të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit. Këtë e dëshmojnë të dhënat e mbledhura nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve. Një biland i rëndë po të kihet parasysh se sërish sipas CPJ-së, 15 gazetarë kanë humbur jetën në 2 vitet e konfliktit në Ukrainë. ©LAPSI.al

 



8 Comments

  1. Ky eshte lajm i para 700 oreve!

    Sillni lajme me Berishen se s’ka lezet!

    Ka per t’u zhblloku KP-ja! Mos kini merak.

  2. Bythlepires kockalepires jane ata qe shkojne si lango pas pushtetareve.
    Nje njeri i civilizuar e qytetar eshte opozitar me pushtetin.
    Ndaj pirdhu defiçent.

    1. He mo ti kopjac. Shkruaj bukur te pakten.

      Nise me shkronje te madhe te shtypit fjaline.

      Vej piken ne fund te saj. 😅

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *