• |
ide | kryesore

Denoncoi kushtet në QSUT, Komisioneri: I padrejtë pushimi nga puna i mjekut Ilir Allkja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi e ka konsideruar të padrejtë pushimin nga puna të mjekut të QSUT, Ilir Allkja. Ai u pushua gjatë pandemisë teksa ishte pjesë e Urgjencës së QSUT.

Allkja denoncoi disa herë atë që po ndodhte me pacientët, veçanërisht ata që kishin nevoja për hospitalizim, të cilët prisnin në ambulanca me orë të tëra, pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore.

Tashmë Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi shprehet se argumentat e dhënë nga QSUT për zgjidhjen e menjëhershme të marrëdhënieve të punës me mjekun nuk qëndrojnë dhe se referimi tek baza ligjore e cituar në vendimin për largimin e tij nga puna, është i gabuar dhe i keqzbatuar.

“Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskrimini është shprehur se ndaj meje janë përmbushur të treja kushtet e diskriminimit: Trajtim i padrejtë, Trajtim i pabarabartë e i pafavorshëm, si dhe mungesë justifikimi të arsyeshëm dhe objektiv”, shkruan Allkja në rrjetet sociale.

Mjeku Allkja bëri denoncime të forta, lidhur me trajtimin e pacientëve dhe kushtet jo të përshtatshme, si qëndrimi në ambulancë për orë të tëra. Ai u thirr nga spitali për këtë arsye dhe një javë më pas, ku ju komuniku me një letër shkarkimi nga puna për shkelje të etikës.

 



5 Comments

  1. Je i vetem doktor,ndiq rrugen drejt Gjermanise si shume nga ne koleget e tu, respekt per perkushtimin tend ndaj pacienteve.Mireardhsh te presim .

    1. Ai te ndjeki rrugen drejt Gjermanise ? Ai eshte doktori me i paafte ne sistemin tone shendetsor. Shikoji CV , dhe do kuptosh qe ai as emrin e tij nuk di te shkruaje.
      Po te ishte aq i zoti ai do kishte shkuar me kohe ne Gjermani.
      Ai eshte tipiku i mashtrusit dhe intrigusit. E perdori PD si gur shahu , dhe tani eshte karte e djegur.
      Nuk di asnje gjuhe te huaj, nuk di asnje program informatik.
      Ne Gjermani ate nuk e marrin as te laj halet e spitalit .

      1. po ti cfare je ti , je i zoti ti. Palle kari. Vetem pemetharet dhe hajdutet kane ngel mjek e infermiere ay ne qsut, am1,2,3 hygea gjerman kinezian. Vetem seksere qe merrni perqindje nga analiza ilace dergim [per operacione. Llumi i shoqerise qe e mbani veten heronj qe nga Como, Prifti, Celiku e m rradhe deri te roja te dera qe te kerkon 200lekeshin me te fut brenda. Ptu fare e keqe. Jua kthefte Ai lart maskarenj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *