• |
ide | kryesore

Aksident tragjik në Berat/ Vdes 58-vjeçari, plagosen tre të tjerë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident me vdekje ka ndodhur në Berat. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Roshnik, kur një kamion me të cilin udhëtoni katër persona ka dalë nga rruga. Nga policia raportohet se ka ndërruar jetë Zybo Brami 58 vjeç ndërsa Astrit Kanaci, i cili dyshohet të ketë qenë shoferi i makinës është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të plagosur në spital ndodhen Daniel Brami 26 vjeç dhe Roni Brami 12 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. Kamioni mbante materiale ndërtimi, ndërsa pasi ka dalë nga rruga është përmbysur. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *