• |
ide | kryesore

Greqia kundër strehimit të afganëve/ “Nuk mund të bëhemi porta hyrëse drejt Europës”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shumë shtete janë solidarizuar me popullin afgan teksa kanë pranuar t’i presin pas largimit nga vendi i tyre. Mes këtyre shteteve bën pjesë dhe Shqipëria dhe Kosova.

Por ka edhe nga ato shtete të cilët nuk duan të bëhen vende pritëse të afganëve.

Greqia nuk dëshiron që të bëhet pikë hyrëse për afganët drejt Bashkimit Europian. Këtë e ka deklaruar Ministri për Emigrimin, Notis Mitarachi duke i kërkuar BE-së të reagojë.

Greqia ishte një prej vendeve në frontin e parë gjatë krizës së emigrimit në vitin 2015 ku rreth 1 milionë sirianë e irakenë zbarkuan në ishujt e tyre.

“Ne po e bëjmë të qartë se nuk duam dhe nuk mund të bëhemi porta hyrëse drejt Europës të refugjatëve dhe emigrantëve. Nuk duam sërish miliona refugjatë të shkojnë në Europë, sidomos përmes Greqisë” – u shpreh MItarachi në një intervistë për mediat.

Ministrat e jashtëm të BE-së do të zhvillojnë një takim ditën e sotme për të diskutuar rënien e Afganistanit në duart e Talebanëve.



6 Comments

  1. Ose analfabete ose mashtrues
    Zgjidhni e merrni vete lapsi
    Greqia keta do ti marri se i ka ardh urdheri nga lart me vule e firme
    Ata ne fakt po thojne jo per milionat qe priten te dynden pas ketyre me kembe
    Ata per te cilet po ngre murin Turqia

  2. Hajdeni te na, 30lek dita punes ne shtet. Merrni dhe tezen e partise neokomuniste dhe votoni per socializmin, per kalamane, per 41, per fitoret nder fitore.

  3. Po si ore s’keni fara fare besë ju? S’e kupton fare Udhëheqësi inë Vizaheqës kete sjellje te ju Evropianeve….

  4. Lapsi,

    Ndoshta nje dite do ta kuptoni qe me kete menyre idiote te te berit gazetari jeni thjesht duke vrare zanatin tuaj !

    Normale qe pastaj, kur mbetesh pa lexues (ose vetm me 5tifoze) nuk te mbetet gje tjeter vecse te lepish by..n ose atyre qe jane ose te atyre qe mund te vijne ne pushtet, per ndonje therrime.

    Sikur te kishit dy pare mend e te mos e kthenit gazetarine ne tifozllik, ndoshta do mbijetonit si njerez, e jo si b-lepires.

  5. Greket e duan vendin e tyre dhe qeverisen nga politikan te pergjeqshem. Nese i pranojne afganet jane te detyruar tu japin statusin e azilantit politik dhe ti pajisin me dukumente nepermjet te cilave mund te levizin neper vendet e BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *