• |
ide | kryesore

Arrestohet ish-zv.ministri shqiptar, akuzohet për zjarrvënie

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-zv.ministri i Integrimit, Albert Gajo është arrestuar nga policia në Leskovik, pasi akuzohet për zjarrvënie. Sipas policisë, Gajo dogji me zjarr një sipërfaqe me vreshtari në Leskovik.  Më pas zjarri përfshiu më pas edhe një sipërfaqe tjetër me bimësi të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Sarandapor”, në Leskovik, Kolonjë, me veprimet e tij ky shtetas ka shkaktuar rënien e zjarrit në një sipërfaqe me vreshtari, duke përfshirë më pas edhe një sipërfaqe tjetër me bimësi”, sqarohet në njoftim.

Gajo akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.



4 Comments

  1. Lajm politik,….po policia e dulles ka mbetur, alamet intelektuali dhe qytetari e barazojne me racen e vete qenit, atij mund ti kete ndodhur pa dashje pokurrsesi e qellimte ,por albanistanezet kane lidhje gjaku me afganistanezet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *