• |
ide | kryesore

Conference League/ Tottenham dorëzohet përballë Pacos de Fereira, Mourinho debuton me fitore

-Instant, F1, Sport, Video



Nëse në ndeshjet e playoff të Europa League nuk pati befasi të mëdha, duke përjashtuar vetëm pokerin e Omonias në 4-2 ndaj Antëerp, në Conference League spektakli ka qenë i garantuar. Tottenham është mundur 1-0 përballë Pacos de Ferreira, duke e komplikuar historinë, edhe pse me kthimin në Londër Spurs mund të mos e kenë të vështirë të përmbysin shifrat. Londinezët e kishin marrë shumë lehtë, duke u prezantuar pa Kane, Moura, Son apo Delle Ali, duke u ndëshkuar në minutën e 45 nga Lucas Silva.

Ka nisur ndërkohë me një sukses aventura e Josè Mourinho në pankinën e Romës, që në ndeshjen e parë zyrtare fitoi 2-1 në shtëpinë e Trabzonspor. Në Turqi, në vajtjen e playoff të Conference League, sfida u zhbllokua në pjesën e dytë, pas 45 minutave të para pa gola: Pellegrini hapi serinë e golave në të 55′, por Cornelius barazoi në minutën e 64′. Vendosi ndeshjen një devijim i Shomurodov, në minutën e 81′, në zhvillimet e një goditje këndi.

EUROPA LEAGUE – QUALIFICATION

Omonia Nicosia 4 – 2 Royal Antwerp FC
Randers FC 1 – 1 Galatasaray
Slavia Prague 2 – 2 Legia Warszawa
Mura 1 – 3 Sturm Graz
Fenerbahce 1 – 0 HJK
Olympiacos 3 – 0 Slovan Bratislava
Rangers 1 – 0 Alashkert FC
Rapid Wien 3 – 0 Zorya

EUROPA CONFERENCE LEAGUE – QUALIFICATION

Shakhter Karagandy 1 – 2 Maccabi Tel Aviv
Flora Tallinn 4 – 2 Shamrock Rovers
KuPS 0 – 4 Union Berlin
Qarabag FK 1 – 0 Aberdeen
Rakow Czestochowa 1 – 0 Gent
FK Neftchi 3 – 3 Maccabi Haifa
Hapoel Beer Sheva 0 – 0 Anorthosis
LASK 1 – 1 St. Johnstone
Riga FC 1 – 1 Lincoln Red Imps FC
Viktoria Plzen 2 – 0 PFC CSKA-Sofia
Zalgiris Vilnius 2 – 2 Bodoe/Glimt
Basel 3 – 1 Hammarby
CS Fola Esch 1 – 4 Kairat Almaty
Trabzonspor 1 – 2 Roma
Anderlecht 3 – 3 Vitesse
Feyenoord 5 – 0 Elfsborg
Jablonec 5 – 1 Zilina
PAOK FC 1 – 1 Rijeka
Rennes 2 – 0 Rosenborg
Sivasspor 1 – 2 FC Copenhagen
Pacos de Ferreira 1 – 0 Tottenham Hotspur



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *