• |
ide | kryesore

Në Itali kishte stres, në Belgjikë i heqin patentën: Nainggolan kapet nga policia i dehur e me shpejtësi të lartë

-Instant, Sport



Një e shtunë mbrëma pak si shumë alkoolike përfundoi në katër të mëngjesit të sotëm me patentën e tërhequr për drejtim të makinës në gjendje të dehur. Një javë pas kthimit të tij në Belgjikë dhe të pasnesërmen e humbjes në debutimin e tij me Antwerp në Europa League, Radja Nainggolan është futur menjëherë në telashe: sipas asaj që raportohet nga portali belg hln.be, ish-mesfushori i Romës, Inter dhe Cagliarit është ndaluar nga një patrullë e policisë lokale natën midis të shtunës dhe të dielës ndërsa përshkonte zonën e Antëerp me makinën e tij me një shpejtësi shumë përtej kufijve të lejuar: testi i alkoolit konfirmoi më pas gjendjen e tij të dehur, me pasojë heqjen e patentës.

Nainggolan, që në momentin e largimit nga Italia u shpreh i lumtur se i kishte ikur stresit, tani duhet të qendrojë tani pa patentë për të paktën pesëmbëdhjetë ditë, siç konfirmohet për portalin hln.be drejtpërdrejt nga policia e Antëerp. Mbetet për tu parë se cili do të jetë sanksioni i klubit të tij të ri që, këtë fundjavë, nuk do të zbresë në fushë por që gjatë javës do të përpiqet të përmbysë humbjen në Europa League kundër qipriotëve të Omonia Nikosia, për të vazhduar rrugëtimin evropian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *