• |
ide | kryesore

Detaje të reja nga masakra në Lushnjë/ Autorët djegin makinën, 1 vrarë dhe 5 të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja në lidhje me atentatin e bërë mbrëmjen e kësaj të hëne ndaj 40-vjeçarit Bledar Muçaj në qendër të Lushnjes ku u plagosën 5 të tjerë.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku nga brendësia e një mjeti tip “Golf” në drejtim të lokalit në pronësi të Muçajt.

Ky i fundit ishte ulur në nga tavolinat bashkë me një mikun e tij. Nga plumbat e shumtë që ka marrë në trup ai ka ndërruar jetë në vend ndërsa janë plagosur edhe 5 të tjerë.

Ata janë Ervis Tafa 24 vjeç, Judin Velo 32 vjeç, Sara Liçi 24 vjeçe, Eksara Sauli, 26 vjeç dhe Majlinda Gjyla 66 vjeçe.

Në fshatin Thanasaj, Lushnjë, është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve.

Postblloqe policore janë ngritur në hyrje dhe dalje të qytetit, ndërsa po kontrollohen mjetet tip “Golf” në qytet, për të rënë në gjurmët e autorëve.

Janë ende të paqarta motivet e këtij atentati. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Motivet i di Saliu i cili ka komentuar ne Facebook se jane me origjine qe nga viti 1997, por me qene se ne qeverisjen e tij qe vazhdoi deri 2013 e cila paguej me fondet e Sheqeres nuk u zbulua fain e ka qeveria e Rames sot qe paguhet me taksat e popullit dhe nuk i zbulon.

    1. Lideri juaj Global ka thene Koken e Njeritjetrit Hengshin. A thua ti se flet per egerrsirat ne pyll. Po per ata 5 te pafajshmit qe hengren plumbin dhe tmerrin qe perjetuan qytetaret sot, çfare do thote Lideri, apo frazen Fajin e ka Saliu. Prandaj leri keto muhabete tallava se tashme eshte e qarte se rregjimi i selise tuaj prodhon vetem kriminele e patronazhiste dhe prej tyre mbahet.

  2. Boll me keto fraza bajate te tipit “Policia po ngre postoblloqe”. Pas paçe-pilafit do kapin k…me me dore ne hyrje re qytetit me siguri.
    Lufta reale ndaj krimit eshte parandalimi me specialiste te shkolluar dhe te trajnuar me metoda dhe resurse bashkohore dhe jo me polica qe dine vetem te presin ca rrenje hashashi me kosore kur duhet bere show.

    1. Mire e ke ti shoku, po per keta rendesi ka te tranojne patronazhiste per te spiunuar dhe bere presion komshiut qe te manipulojne voten se per te tjerat nuk u rruhet.

  3. Qe kur e moren pushtetin keta talebanet me colorit mavi, sikur kemi rilindur mer yahoo!!! Se c’kam nje emocion, nje optimizem te vecante!

    Jeta duket me e bukur. Endrat kane marre rrugen drejt realizimit. Me duket po jetojme parajsen e humbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *