• |
ide | kryesore

Angelina Jolie thyen rekordin e Jennifer Aniston në Instagram

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi aktorja,Angelina Jolie hapi llogarinë e saj të parë në Instagram

Shkak për këtë hap të saj u bë një letër se që një adoleshente afgane i kishte dërguar Jolie.Aktorja rrëfeu se qëllimi pse ajo hapi llogari në këtë rrjet social është për të ndarë historitë e atyre që i kanë humbur mundësitë për t’u shprehur lirshëm.“Është një letër që më është dërguar nga një vajzë adoleshente në Afganistan. Tani për tani, njerëzit e Afganistanit po humbasin aftësinë e tyre për të komunikuar në mediat sociale dhe për t’u shprehur lirshëm. Kështu që në i jam bashkuar Instagram-it për të ndarë historitë e tyre dhe zërat e atyre në të gjithë globin që po luftojnë për të drejtat e tyre themelore të njeriut”, shkroi ajo. Angelina theu të gjitha rekordet për arritjen e 1 milion ndjekësve në kohën më të shkurtër. Aktorja arriti të thyente edhe rekordin e Jennifer Aniston, e cila arriti 1 milion ndjekës për 5 orë e 16 minuta pasi hapi një llogari në Instagram në tetor të 2019-s.Në profilin e  saj në Instagram, Jolie ndjek vetëm 3 llogari, duke përfshirë një organizatë për të drejtat e njeriut NAACP, Doctors Without Borders dhe UNHCR.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *