• |
ide | kryesore

Juventusit nuk i dalin llogaritë: vendoset rritja e menjëhershme e kapitalit me 75 milionë euro

-Instant, Sport



Shtatëdhjetë e pesë milionë euro menjëherë në arkën e Juventusit. Kjo është ajo që klubi bardhezi njoftoi në fund të takimit të Këshillit të Administrimit. Bordi miratoi rritjen e propozuar të kapitalit, në opsionin deri në një maksimum prej 400 milionë eurosh e “duke patur parasysh disponueshmërinë e aksionerit të shumicës EXOR N.V. për të bërë derdhje likuiditeti në llogari, ka aprovuar kërkesën prej 75 milionë euro për të forcuar kapitalin dhe strukturën financiare të shoqërisë”. Këto para do të jenë një paradhënie dhe Asamblea e radhës e jashtëzakonshme e aksionarëve është thirrur për në 29 tetor.

Me llogari të bëra, Exor, pronar i 63.77% të aksioneve të Juventus, do të paguajë 255 nga 400 milionë të parashikuara për rritjen e kapitalit të ardhshëm, por nga këto 75 milionë do të arrijnë në ditët e ardhshme. 180 milionët e tjerë do të mbërrijnë në arkë pas përfundimit të operacioneve, që parashikohen, gjithësesi, deri në fund të vitit 2021.

“Këshilli i Administrimit, duke marrë shkas nga disponueshmëria e aksionerit të shumicë EXOR N.V. për të bërë një pagesë për një rritje të ardhshme të kapitalit, gjithashtu aprovoi të vazhdojë me kërkesën për një pagesë në llogarinë e ardhshme të rritjes së kapitalit nga vetë ortaku për një total prej 75 milionë euro, në mënyrë që të forcojë kapitalin dhe strukturën financiare të shoqërisë në pritje të ekzekutimit të Rritjes së Kapitalit. Pagesa – e cila pritet të kryhet në ditët në vijim – do të përbëjë një paradhënie të shumave të destinuara për lirimin e një pjese të kuotës së Rritjes së Kapitalit që i përket EXOR N.V. dhe do të mbetet përgjegjësia e tij ekskluzive ”, shpjegon Juventus në shënim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *