• |
ide | kryesore

Përplasje me armë në Prishtinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona dyshohet se janë përplasur me armë zjarri rreth orës 18:00 në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas Policisë deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orë 18:15 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet për shkrepje arme mes dy personash.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përderisa policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin me fokus identifikimin e të dyshuarve”, tha Ahmeti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *