• |
ide | kryesore

Injoroi ofertat, për të favorizuar LeBron, Noel padit super menaxherin: “Më bëri të humbas 58 milionë dollarë”

-Instant, Sport



Nerlens Noel, qendra e Neë York Knicks, ka paditur Rich Paul, super menaxherin e NBA, mik dhe përfaqësues i LeBron James. Noel e akuzon Paul dhe Klutch Sport, agjencia e lojtarëve më me ndikim në kampionatin amerikan, se e bënë atë të humbasë 58 milionë dollarë duke refuzuar një super ofertë dhe kërkon kompensim për dëmet e mëtejshme ekonomike për neglizhencën e pretenduar që i kanë penguar merkaton dhe mundësitë që nga viti 2017 deri në vitin 2020, kur Noeli përfaqësohej nga Paul. Pas shkarkimit të tij, Noel bashkëpunon me George Langberg, që i siguroi rinovimin me Knicks, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare prej 27.7 milionë dollarë të garantuar.

Ka një parathënie që duhet cituar: Klutch Sport (i Rich Paul) ishte ankuar në shoqatën e lojtarëve për mos pagesën e komisionit për kontratën e parafundit të Noel me Knicks: 200,000 dollarë kompensim. Dhe pastaj edhe dicka tjetër për tu theksuar: Rich Paul u “zbulua” nga LeBron kur ai ishte askushi, ndërsa tani ai përfaqëson lojtarë si Anthony Davis, Ben Simmons, Draymond Green dhe John Ëall, si dhe James. Ndikimi i LeBron në Klutch Sport konsiderohet i rëndësishëm. James nuk përmendet në asnjë moment në padi, por jepen hollësira për ofertat e vitit 2020 për Noel nga Houston Rockets e Los Angeles Clippers, atëherë rivalë të Lakers të LeBronit në Perëndim, që sipas Noel janë injoruar nga Rich Paul. Me pak fjalë, nuk është e nevojshme të jesh dashakeq për të përfytyruar hipotezën, megjithatë, gjithçka duhet të demonstrohet dhe përcaktohet, për një konflikt të mundshëm interesi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *