• |
ide | kryesore

U kap me pushkë dhe armë gjahu në banesë, arrestohet 36-vjeçari në Dibër

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga policia ndërsa është proceduar penalisht babai i tij, pasi gjatë kontrollit në banesë policia gjeti një armë zjarri pushkë, një armë gjahu dhe një gjerdan me fishekë. Policia nisi kontrollin në banesën e 36-vjeçarit, në fshatin Çidhën, pas sinjalizimit se i riu kishte armë.

Në pranga ra Elvis Tola, 36 vjeç, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi M. T., 67 vjeç, babai i të arrestuarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,  për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *