• |
ide | kryesore

1 ton kokainë e kapur në Mal të Zi, Abazoviç: Vlente 100 mln euro. Gjykoni vetë, nëse ata kishin mbrojtje shtetërore më parë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia malazeze sekuestroi një ngarkesë prej mbi 1 ton kokainë duke vënë në pranga dy persona. Pakot me lëndë narkotike që kishin mbishkrime me fjalën Covid dhe kode të tjera u sekuestruan në një kontejner me banane.

Ndërkohë, sipas mediave vendase, Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, ka zbuluar se vlera e 1.2 ton kokainë që u kap sot në kufi me Shqipërinë i kalon 100 milionë eurot. Po ashtu ai ka thënë se kapjen e drogës, Abazoviç e konsideron një arritje të paparë.

“Këto janë gjërat që presin qytetarët nga ne, se droga vlen mbi 100 milionë euro. Gjykoni vetë, nëse ata kishin mbrojtje shtetërore më parë, tani është “lojë e përfunduar,”- tha Abazoviç.

Sipas mediave, droga ishte nisur nga vendet e Amerikës Latinë për në portin e Tivarit dhe ishte e ndarë në 1205 pako, një pjesë e të cilave kishte sipër mbishkrimin “Covid”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *