• |
ide | kryesore

Rama për Berishën: PD do të vijë në Parlament me një dhëmballë të prishur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama nga Pallati i Brigadave ka kërkuar nga deputetë socialistë që të mos kalojnë caqet e sjelljes së tyre me kundërshtarët e PD. Një mesazh Rama dha edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha i shpallur “non grata” nga SHBA, duke e cilësuar këtë të fundit si “dhëmballë e prishur e PD”.

“Mandati i tretë s’duhet tu ngjajë dy të parëve as në sallone Kuvendit. Opozita mund të bëjë çfarë të dojë dhe ne duhet të bëjmë vetëm çfarë duhet. Duhet të shtyjmë përpara reforma dhe ligjet. Dora jonë e bashkëpunimit me PD mos të jetë e shtrirë pa kushte dhe pavarësisht nga sjellja e rivalëve tanë. Konflikti verbal nuk duhet të jetë më kryefjala e jetës politike dhe parlamentare. Ne duhet të ndryshojmë në këtë drejti, sado që ata ri bien fyellit në të njëjtën vrimë, ku kanë rënë pesë herë me radhë. Dua ta them këtu se kush do ta kalojë cakun etik në adresë të rivalëve tanë, kush do të japë shembull të keq duke rënë pre e provokimeve të tyre, do të jetë një shqetësim jo për opozitën por për grupin dhe mua. Fatkeqësisht PD do vijë në parlamentin e ri me një dhëmballë të prishur që nuk ka kurajo të shkulë dhe vullnet ta qetësojë. Sa kohë dhëmballa do të jetë aty fytyra e PD do të jetë e pabotueshme. Ne nuk duhet ta kemi për asnjë mënyrë luftën tonë me PD. Në fund të këtij mandati ne nuk do vlerësohemi çfarë i thamë dhe çfarë i bëmë PD, pot do të gjykohemi për sa më lart do ta ngjisim Shqipërinë këto katër vjet,” tha Rama.

 



5 Comments

  1. Galloshe PD simbas teje paska dhemballen e prishur por ti me ata zagaricat dhe zagaret tuaj ter trupin e keni me kancer ore i perdal.

  2. Nën udhëheqjen zyrtare të Lulzim Bashës dhe në prapaskenë të Sali Berishës, tashmë PD është kthyer në hije të vetëvetes dhe rrezikon që ta lërë vendin zyrtarisht pa opozitë, për shkak se shtatori ndan dhe rrugët e saj: Ose orientimin kah sjellja demokratike e një partie europiane ose kthimi i saj në një celulë terroriste anti-amerikane, ku nuk zbatohet asnjë rregull por vetëm urdhëri i liderit për emërimet, zgjedhjet, opozitarizmin dhe përzgjedhjen e aleatëve.E verteta ju dhemb o bythelepirsat e karelepirsat e pd shpellkare mblidhni dhe rrezoje i ramen qe salihun ta bejme Again e katunit vicidol

  3. Ahhh sa dhimbje do te shkaktoje ty ajo dhemballa e prishur. Ke zgjuar ariun nga gjumi more budalle dhe ska rrocke kimi qe te mbron

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *