• |
ide | kryesore

Mbi 2300 raste të reja me Covid në Greqi, 19 jetë të humbura

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit Greqia ka regjistruar 2,343 raste të reja me koronavirus. Ndërsa, si pasojë e Covid-19, në vend e humbën jetën edhe 19 qytetarë të tjerë.

Ndërkohë, autoritetet e shëndetit në vend publikuan për herë të parë numrin e pacientëve të pavaksinuar që janë në kujdes intensiv. Raportohet se të intubuar janë 338 pacientë, prej të cilëve 309 (91.42%) janë të pavaksinuar ose të vaksinuar pjesërisht dhe vetëm 29 (8.58%) janë plotësisht të vaksinuar.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 583.658 (ndryshim ditor + 0.4%), nga të cilët 51.1% janë meshkuj. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 214 rezulton se janë persona që kanë udhëtuar jashtë vendit kurse 1,463 janë raste kontakti.

Nga ana tjetër, që nga fillimi pandemisë janë regjistruar gjithsej 13,656 raste fatale. Prej tyre, 95.3% kishin sëmundje shoqëruese ose/dhe ishin mbi 70 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *