• |
ide | kryesore

Mbërrin grupi i parë prej 149 afganëve në Maqedoninë e Veriut

-Instant, Lajme, Të fundit



Të hënën në mbrëmje ka arritur grupi i parë i afganëve në Maqedoninë e Veriut. Grupi përbëhej nga 149 qytetarë afganë, kryesisht persona që kanë punuar në organizatat ndërkombëtare, si dhe familjet e tyre. Maqedonia e Veriut ka thënë se do të strehojë gjithsej 750 afganë.

Grupi i parë ka arritur në aeroportin e Shkupit rreth orës 23.30 ndërsa u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Solidaritetin që e kemi demonstruar ditëve të fundit, sonte e dëshmuam edhe në vepër. Sonte arriti grupi i parë i afganëve, që ishin të angazhuar nga organizata të ndryshme ndërkombëtare me të cilat kemi punuar ne dhe aleatët tanë perëndimorë. Ata pa fajin e tyre ishin të rrezikuar vetëm e vetëm pse ishin të angazhuar për demokratizimin e Afganistanit andaj edhe ne vendosim ti strehojmë deri sa nuk arrijnë në destinacionin e tyre të fundit”, ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Ai tha se institucionet janë të gatshme për të pritur edhe grupet të tjera, por nuk mundi të saktësojë se kur ata mund të arrijnë në Shkup.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *