• |
ide | kryesore

Detaje të rënda/ Elona ishte shtatzënë, vrau çiftin Pasho për të mbuluar tradhtinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Elona Kalesha kishte një motiv për të vrarë prindërit e të dashurit të atëhershëm Teuta dhe Shetim Pasho, mbetjet e të cilëve u gjetën të fshehura në valixhe në një fushë në dhjetor 2020.

Sipas medieve italiane ajo kishte frikë se çifti mund t’i tregonte djalit të tyre Taulantit të burgosur se po priste një fëmijë nga një burrë tjetër. Për këtë Taulanti mund ta vriste. Elona e ndërpreu shtatzëninë më 27 tetor 2015, vetëm 5 ditë para se çifti të zhdukej. Në vjeshtën e vitit 2015, Taulanti po vuante një dënim për shpërndarje droge dhe nuk mund të kishte marrëdhënie me të dashurën e tij.

Prokurorja e çështjes Ornella Galeotti paraqiti dokumente të reja nga hetimet në seancën e fundit gjyqësore e cila do të duhet të vendosë më 20 shtator nëse do të lirojë Elona Kaleshën nga qelia. Ajo u arrestua në dhjetor 2020 me akuzën vrasje vullnetare e dyfishtë dhe fshehje të kufomës. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *