• |
ide | kryesore

Vrau ish-vjehrrit dhe i copëtoi trupat / Dënohet me 30 vite burg shqiptarja në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Itali



Elona Kalesha është dënuar me 30 vite burg pasi vrau ish-vjehrrit i copëtoi dhe i futi në një valixhe.

Mediat italiane shkruajnë se vendimi është dhënë sot nga gjyqtarët e Gjykatës së Firencës.

Ngjarja e ndodhur Itali tronditi mbarë opinioni publik. Në dhjetor të vitit 2020 u gjetën në valixhe trupat e Teuta dhe Shpëtim Pashkos të cilët u zhdukën që prej tetorit të vitit 2015.

Kujtojmë se 1 nëntori i 2015 ishte dhe nata e fundit e jetës për çiftin Teuta dhe Shpëtim Pasho, të cilët u masakruan dhe u prenë në copa të ndarë në katër valixhe.

Ishte 39-vjeçarja e arrestuar, ajo që kishte të planifikuar vrasjen e prindërve të ish të dashurit të saj për shkak të shumës së parave që ato mbanin me vete.

Çifti Pashko, kishin mbërritur rreth një muaj para vrasjes nga Shqipëria për të takuar djalin e tyre Taulantin, i cili do të lirohej nga burgu më 2 nëntor.

Por kontaktet e fundit të bashkëshortëve të gjallë ndërpriten në ditën 1. E fundit që i kishte parë ata kishte qenë pikërisht Elona, e cila kishte marrë me qira atë shtëpi në emrin e saj, nga e cila një grua, në ditët në vijim, u pa nga fqinjët të lëvizte valixhe që mbanin erë “mishi të kalbur”, gjë që sollën edhe zbardhjen e ngjarjes së rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *