• |
ide | kryesore

Ekzekutoi vjehrrin dhe vjehrrën, gjykata dënon me 30 vite burg shqiptaren në Itali

-Instant, Lajme, Të fundit
elona kalesha, itali



36-vjeçarja shqiptare Elona Kalesha është dënuar me 30 vjet burgim pas vrasjes së dyfishtë të bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç. Viktimat ishin prindërit e ish-të fejuarit të saj, Taulant Pasho. Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2015, por gjetja e trupave të Shpëtim dhe Teuta Pashos ndodhi 5 vite më vonë në 2020. Ata u gjetën brenda katër valixheve në një fushë në periferi të qytetit.

Elona Kalesha është e vetmja e akuzuar për vrasje të dyfishtë. Ajo u dënua të enjten nga gjyqtarët e Gjykatës së Assizes në Firence. Sipas hetimeve, dyshimet ranë mbi rrethin familjar të bashkëshorteve Pasho, konkretisht mbi Elona Kaleshën, të fejuarën e atëhershme të djalit të tyre, Taulant Pasho.

Taulant Pasho sapo kishte dalë nga burgu. Prindërit e tij kishin udhëtuar për në Itali për ta takuar, por atje gjetën vdekjen. Sipas hetimeve Kalesha po priste një fëmijë nga një burrë tjetër. Kjo ka qenë arsyeja, që 36-vjeçarja vrau dy prindërit e të fejuarit të saj. Ajo druhej se çiftit Pasho se ata mund t’i tregonin të vërtetën djalit të tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *