• |
ide | kryesore

Do korruptonte policin për të kaluar kufirin, i riu nga Senegali e pëson në Qafë-Thanë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia Kufitare e Qafë Thanës godet një rast të mitdhënies. Procedohet penalisht një 22-vjeçar, i cili tentoi të korruptojë punonjësit e policisë kufitare.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë përpunimit të dokumentacionit të qytetarëve, kanë konstatuar se shtetasi D. I., 22 vjeç, banues në Senegal, në brendësi të pasaportës së tij kishte vendosur një kartëmonedhë 50 euro, me qëllim për ta lejuar të kalonte kufirin në drejtim të Shqipërisë, pa vizë.
Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për shtetasin D. I., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.



3 Comments

  1. I paska ofendu me 50, po te ishin 150 ndryshonte puna, biles do i kishin gjet taksi deri ne tr plus 100 te tjera. Ata qe hyjne ilegalisht nga mali nuk burgosen por vetem taksisti.

  2. Ja pra nje shembull brilant i suksesit te jashtezakonshem te reformes ne drejtesi. Kjo eshte pergjigja

    per gjithe kllojet e shqupsave qe propogandojne deshtimin e reformes . Ne kohen kur

    qeverinin maloket mund ta korruptoje policin edhe me 10 euro, kurse sot 50 euro dhe s’bejne pune.

    Pervec ndergjegjesimi kjo tregon edhe rritjen e mireqenies dhe te nivelit te kerkesave te policise.

  3. Filloj lal allavaja te bej trollin ketu duke e quajtur sukses dicka qe ngrodhi ende pa u pjelle. Keto arritjet me senegale e afgane tregoja liderit global qe ti hedhi si status ne fcb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *