• |
ide | kryesore

Greqi/ Pezullohen nga puna 6 mijë mjekë dhe infermierë që nuk u vaksinuan

-Instant, Lajme, Planet



Ka shkuar në 6 mijë numri i punonjësve të spitaleve që nuk kanë pranuar të vaksinohen deri më datë 1 shtator në Greqi. Vendimi u mor që dje për shumicën e tyre, ndërsa numri është rritur sot.

Mediat greke bëjnë me dije se vendimi ka shkaktuar probleme edhe në menaxhimin e të sëmurëve me koronavirus në spitalet greke, të cilat gjithashtu të mbushura.

Mendohet se në sistemin shëndetësor të Greqisë janë 10 mijë mjekë, infermierë dhe personel sanitar që nuk ishin vaksinuar pavarësisht ultimatumit të autoriteteve se kjo duhej të mbyllej deri më datë 1 shtator.

Greqia po numëron çdo ditë nga 2 700-3 000 raste me koronavirus, ndërsa shërbimi intensiv në spitale është i mbushur.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *