• |
ide | kryesore

Rama prezanton drejtuesit e rinj politikë në qarqe

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka prezantuar  drejtuesit e rinj politikë të qarqeve në Asamblenë e Partisë Socialiste. Taulant Balla largohet nga qarku i Elbasanit, të cilin e ka drejtuar prej vitesh dhe emërohet në Fier. Vendin e tij në Elbasan, Rama ia ka besuar Damian Gjiknurit, kurse në Vlorë shkon Arben Ahmetaj.

Tiranën, kryesocialisti ia ka besuar sërish kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa Elisa Spiropali shkon në Kukës. Ndërkohë, në Shkodër është emëruar Edona Bilali, duke zëvendësuar ish-ministrin Ilir Beqaj.

Mirela Kumbaro e cila u caktua ministre e Mjedisit do të ketë Gjirokastrën ndërsa ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja do të ketë Dibrën.

12 drejtuesit e qarqeve:

Taulant Balla, Fier,

Damian Gjiknuri, Elbasan

Arbeën Ahmetaj, Vlorë

Edona Bilali, Shkodër

Elisa Spireopali, Kukës

Ardian Çela, Durrës

Bledi Çuçi, Berat

Ulsi Manja, Dibër

Blendi Klosi, Lezhë

Erion Veliaj, Tiranë

Mirela Kumbaro, Gjirokastër



1 Comment

  1. Mbasi bejne baterdine ne genjeshtra e premtime boshe , mbasi marrin votat duke genjyer e mashtruar tani largohen ne qarqe te tjera dhe i lene te gjithe me gisht ne goje . Kete metode te ndyre nuk kam arritur ta kuptoje kurre , nuk kam arritur te kuptoje sesi njerezia ju beson ketyre genjeshtareve me bisht ? Ky eshte mashtrim i paster i elektoratit . Kjo eshte gjeja me e ndyre e politikes sone te ndyre . Presidenti i sotem Amerikan Joe Biden , ka qene per 40 vjet rrjesht kandidat ne Delaware dhe per 40 vjet ne te njejten zone , ndersa ketu nuk gjen nje deputet te kandidoje per tre mandate rrjesht ne te njejten zone sepse genjejne aq dendur e aq rendomte saqe nuk kane fytyre te kandidojne me mandatin pasardhes , por si pelivan qe jane kalojne sa ne nje vend ne tjetrin çdo kater vjet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *